×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Itali, dy shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë

Ervis Markja dhe Adriatik Bega janë arratisur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Alarmi gjatë largimit të tyre nuk ka funksionuar, ndërsa shqiptarët u larguan duke prerë hekurat e dritares së qelisë

Xhentila Gjoshi

Dy të dënuar shqiptarë kanë alarmuar autoritetet italiane, pas arratisjes së tyre nga burgu. Sipas raportimeve të bëra nga mediat italiane, dy shqiptarët Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3:00 të mëngjesit të djeshëm. Po sipas tyre, nuk dihet dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për t’u arratisur. Ndërkohë kontrolle të imtësishme janë duke u ushtruar nga forcat e policisë në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus. Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por pa mundur të bien në gjurmët e shqiptarëve. Mediat vendase shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie. Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të. Dy të burgosurit shqiptarë janë arratisur në mënyrë spektakolare nga burgu i Carinola, në Caserta të Italisë orët e para të mëngjesit të së dielës. Shqiptarët e dënuar, Ervis Markja e Adriatik Geka përkatësisht 26 dhe 28 vjeç, pasi prenë me sharrë hekurat e qelisë së tyre, zbritën nga dritarja duke përdorur batanije dhe u larguan në drejtim të pa ditur, duke përfituar dhe nga sistemi i dobët i sigurisë. Alarmi për arratisjen e dy të dënuarve shqiptarë ra vetëm 3 orë pas ngjarjes dhe një kërkim policor për kapjen e tyre po zhvillohet në të gjithë provincën e Casertas.

Në Greqi

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së dielës në burgun e Carinola, me protagonistë shqiptarë, nuk është e vetmja që ka ndodhur në Itali. Në vitin 2017, tre të dënuar shqiptarë janë arratisur nga burgu i Rebibias, në Romë, duke përdorur çarçafët si litarë. Ngjarja ka ndodhur mes orës 06:00 dhe 06:15. Në bazë të hetimeve, tre të arratisurit kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë së ndodhur në katin e parë, kanë arritur murin rrethues e më pas kanë zbritur prej tij përmes çarçafëve. Të dënuarit ndodheshin në repartin “G9” të burgut dhe përbënin rrezikshmëri të lartë. Sipas mediave lokale, ata janë Tesi Basho, 35 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje; Ilir Pere, 40 vjeç, i dënuar për tentativë vrasje deri në vitin 2041; Mikel Hasanbelli, 38 vjeç, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni deri në vitin 2020. Arratisjet e të dënuarve nga burgjet e Italisë janë shtuar në vitet e fundit, për shkak të mungesës së personelit. Lidhur me rastin e fundit autoritetet kanë nisur kërkimet, duke analizuar kamerat e mbikëqyrjes dhe duke ngritur postoblloqe në zona të ndryshme.

Alket Rizai

Në moshën 16-vjeçare, Alket Rizai u largua në Greqi për të punuar. Ai është bërë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter. Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe, elektronikën. I zbërthente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Ai ishte tip sportiv që në fëmijëri, tifoz i çmendur i Barcelonës, por më shumë se çdo gjë dashuronte simbolin kombëtar. Gjashtë flamuj kombëtarë ka momentalisht në qelinë e tij dhe nuk druhet t’i shtojë ata. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi. Alketi përveç gjuhës shqipe flet 5 gjuhë të huaja. Alket Rizai është arratisur 2 herë me helikopter nga burgu i Koridhalos. Tentoi arratisjen e tretë duke marrë peng 6 policë të burgut të Malandrinos.

5 Janar 2018

Tre shqiptarë arratisen nga paraburgimi pasi kanë sharruar kangjellat dhe janë hedhur nga 10 metra lartësi. Të arrestuarit ishin pjesë e bandës me 5 veta që u kapën në 13 qershor 2018 me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me një vlerë mbi 400 mijë euro.

Dhjetor 2018

Arratisjet më të bujshme të shtetasve shqiptarë janë shënuar në shtetin grek. Ngjarja e fundit është regjistruar më 18 dhjetor 2018, ku një shqiptar u arratis nga qelitë e paraburgimit të Divizionit të Sigurimit të Atikës Perëndimore. Pas disa orë ndjekje, si u arrestua më pas në një banesë në lagjen “Haidari” të Athinës. 40-vjeçari, emri i të cilit atë kohë nuk u bë i ditur u arrestua në një shtëpi dykatëshe ku ai fshihej prej disa ditësh. Shqiptari 40-vjeçar, së bashku me një grek, preu më datë 18 dhjetor 2018 në orën 04:20 të mëngjesit hekurat e qelisë me një sharrë në mënyrë që të arratiseshin. Ndonëse plani i tyre rezultoi i suksesshëm, greku u kap disa orë pas largimit nga burgu, ndërsa shqiptari u vendos në pranga disa orë më pas. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, është arrestuar nga shteti fqinj pasi më datë 27 nëntor 2018 grabiti një dyqan së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

26 Nëntor 2007

Në ishullin e Mitilintit, Qezar Niko e Bardhyl Toca kanë mundur të arratisen nga dritaret e rajonit të policisë. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Mitilintit duke u gdhirë e diel, datë 25 nëntor 2007 kur Qezar Niko e Bardhyl Toca kanë mundur të arratisen nga dritaret e rajonit të policisë. Të dy shqiptarët e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike dyshohet se u ndihmuan nga një polic grek.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, maqedonasi arrestohet në Qafë-Thanë

Policia kufitare e Qafë-Thanës ka vënë në pranga një shtetas maqedonas me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë. Policia bën të ditur se i arrestuari është shtetasi R. H., 52 vjeç, banues në Shkup. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”. “Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar. Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim”, thekson policia. Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

Shkrumbohet banesa në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

Shkëndija në një sobë elektrike dyshohet se ka shkrumbuar një banesë në lagjen “15 Tetori”, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier. Mësohet se nga flakët nuk pasur dëme në njerëz por banesa është djegur thuajse totalisht. Burimet nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se një shkëndijë elektrike në sobën e cila ndodhej në kuzhinë ka bërë që të shpërthejë zjarri i cili ka djegur të gjitha orenditë. Menjëherë sapo u konstatua rënia e flakëve në banesën e shtetasit Tomorr Sila, është lajmëruar reparti zjarrfikës, të cilët kanë mbërritur brenda pak minutash me dy automjete. Edhe pse flakët janë vendosur nën kontroll, dëmet kanë qenë të paevitueshme. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një aksidenti të rëndë në punë. Sipas mediave italiane, ai punonte për lidhjen mes sistemit të kanalizimeve dhe gjatë një gërmimi prej tre metrash thellësi, iu rrëzua sipër një mur anësor. Kjo është mënyra tragjike në të cilën humbi jetën një emigrant shqiptar në Itali, ditën e shtunë. Viktima është 44-vjeçari Kastriot Ndou, i cili punonte në një kantier ndërtimi në zonën e La Loggia, të Torinos. Viktima punonte prej afro 15 vitesh në një kompani gërmimesh, por java e kaluar rezultoi fatale për të. Policia po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë, për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Kam humbur familjen”/ Dëshmia prekëse e vajzës për nënën dhe motrën

“Kam humbur familjen”/ Dëshmia prekëse e vajzës për nënën dhe motrën

Publikuar më 03.07.2020
Në tragjedinë e familjes në Kombinat, Blerta është vajza e v...

Në tragjedinë e familjes në Kombinat, Blerta është vajza e vogël dhe e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi. Mësohet se familja kishte patur probleme që gjatë kohës kur jetonin në Përmet përpara ardhjes në Tiranë. Fillimisht kryefamiljari, babai i vajzave vrau veten rreth pesë vjet më parë duke u hedhur nga pallati. Sipas informacioneve […]

Lexo më shumë

Merr tjetër kthesë vrasja e vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela i “Grabitjes së Rinasit”

Merr tjetër kthesë vrasja e vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela i “Grabitjes së Rinasit”

Publikuar më 03.07.2020
Ka marrë një tjetër kthesë hetimi i vrasjes së vëllezërve Be...

Ka marrë një tjetër kthesë hetimi i vrasjes së vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të cilët u ekzekutuan më 27 prill, në vendin e quajtur “Tregu i automjeteve”. Mësohet se për ekzekutimin e dy të rinjve në Durrës është shpallur në kërkim Talo Çela, i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në megagrabitjen e […]

Lexo më shumë

“Anisa nuk del se s’ka plotësuar ditët e Zotit”/ Dëshmitë rrëqethëse për familjen që u vetëflijimi në Kombinat (DETAJE)

“Anisa nuk del se s’ka plotësuar ditët e Zotit”/ Dëshmitë rrëqethëse për familjen që u vetëflijimi në Kombinat (DETAJE)

Publikuar më 03.07.2020
Pas ngjarjes horror ditën e djeshme në Kombinat, ku u gjetën...

Pas ngjarjes horror ditën e djeshme në Kombinat, ku u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre nënë e bijë, ndërkohë që vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë, dëshmi tronditëse janë zbardhur ditën e sotme nga fqinjë dhe të afërm. Kujtojmë se Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta në apartamentin e tyre […]

Lexo më shumë

Kreu 29 vjedhje në dy vite në Gjermani, dënohet me burg Gentjan Duraku

Kreu 29 vjedhje në dy vite në Gjermani, dënohet me burg Gentjan Duraku

Publikuar më 03.07.2020
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Gentjan Durakun, i cili akuzohet se ka grabitur 29 banesa në Gjermani. Duraku u akuzua për veprën penale “Vjedhjes” të kryer gjatë dy viteve në Gjermani. Gjatë viteve 2015-2017 ai ka kryer 29 grabitje të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. […]

Lexo më shumë

Tronditëse/ Zbardhet ekspertiza, 33-vjeçarja kishte 15 muaj e vdekur

Tronditëse/ Zbardhet ekspertiza, 33-vjeçarja kishte 15 muaj e vdekur

Publikuar më 03.07.2020
Detaje të tjera tronditëse kanë dalur nga ngjarja horror në ...

Detaje të tjera tronditëse kanë dalur nga ngjarja horror në Kombinat. Sipas zbardhjes së ekspertizës rezulton se 33 vjeçarja Anisa Josifi ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. Ekipi i ekspertizës pas shqyrtimit të trupave të 33 vjeçares Anisa Josifi dhe nënës së saj Zhaneta, dolën në përfundimin që viktimat kishin ndërruar jetë prej mosushqyerjes. […]

Lexo më shumë

Ngjarja tronditëse në Kombinat, detaje horror: Si i gjeti policia trupat e vajzave dhe nënës

Ngjarja tronditëse në Kombinat, detaje horror: Si i gjeti policia trupat e vajzave dhe nënës

Publikuar më 03.07.2020
Pas ngjarjes tronditëse në Kombinat, ku u gjetën të vdekura ...

Pas ngjarjes tronditëse në Kombinat, ku u gjetën të vdekura Zhaneta dhe Anisa Josifi dhe në gjendje shumë të rëndë vazja tjetër Blerta Josifi, detaje të reja kanë dalur. Mësohet se fqinjët kanë dyshuar se familja prej gati dy vjetësh nuk jetonin në apartamentin e tyre pasi nuk dëgjonin  asnjë zhurmë apo aktivitet në shtëpinë […]

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri, një i vrarë dhe 5 të plagosur në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri, një i vrarë dhe 5 të plagosur në Kosovë

Publikuar më 03.07.2020
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Hallaq i Madh n...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Hallaq i Madh në Lipjan të Kosovës, ku një person është vrarë me armë zjarri dhe janë plagosur 5 të tjerë. Zëdhënësja e rajonit të Prishtinës Flora Ahmeti ka konfirmuar për “KlanKosova.tv” se:  “Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri […]

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Shpresa Beçaj

Publikuar më 03.07.2020
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarki...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka vendosur shkarkimin nga detyra të Shpresa Beçaj. Gjyqtarja e Apelit nuk ishte e pranishme, në sallë, por u përfaqësua nga avokati Julian Mërtiri. Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë e konsideroi përballjen e saj me vetingun një “rast unik”, ndërsa […]

Lexo më shumë