Itali/ Arrestohet shqiptari, kapet me 3 mln euro kokainë dhe armë (Emri)

Policia italiane ka vënë në pranga një 39-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me kokainë.

Sakaq, mediat fqinje raportojnë se është arrestuar shtetasi emiliano Keci, pasi gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur rreth 18 kg kokainë, 8 kg hashash, 4 kg marijuanë dhe 10 gramë heroinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në motorin e frigoriferit dhe kapte vlerën e 3 milionë eurove, nëse shitej. Gjithashtu, në banesën e shqiptarit janë gjetur edhe 3 armë, një pistoletë Berreta e kalibrit 6.35, një pistoletë e fabrikimit rus e tipit Tokarev kalibër 7.62 dhe një tjetër armë zjarri.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar prejardhjen e lëndës narkotike dhe si nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet