Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar, u kap me 93 kg marijuanë

Publikuar më 03. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, pasi u kap me 93 kg marijuanë. Arrestimi u bë në San Martino, ndërsa shqiptari ishte i njohur për policinë për shkak të precedentë të mëparshëm kriminal.

Hetimet ndaj tij nisën për shkak të pranisë së shpeshtë gjatë tre muajve të fundit në San Martino dhe San Fruttuoso, ndërsa u identifikuan disa lokale në përdorim nga 40-vjeçari në lagjen Marassi.

Policia, pasi disa pritash dhe duke u maskuar veten në mesin e tifozëve të rinj që këto ditë kanë mbërritur në zonë për shkak të derbit të fundjavës, kanë qenë në gjendje të zbulojnë hapësirën ku ishte fshehur lënda narkotike e ndarë në 96 pako me qese plastike të mbyllura në bindona plastikë.

Shqiptari u transferua mbrëmjen e shkuar në burgun e Marasit. Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, do të fitonte më shumë se 200 mijë euro.