Itali, arrestohen 4 persona për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Milanos ka arrestuar 4 persona për shfrytëzim prostitucioni. Nga këta të arrestuar, 2 janë italianë dhe 2 shqiptarë.

Prostitutat janë të gjitha nga Rumania. Të dyshuarit nuk po hetohen vetëm për shfrytëzim prostitucioni, por edhe për akuza të tjera, të kryera nga këta persona. Arrestimet janë kryer në komunën e Sanremos. Italianët e vënë në pranga janë të moshave 67 dhe 26 vjeç. Shqiptarët janë të rinj të moshave 31 vjeç dhe 22 vjeç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet