Itali/ Aksidentohet për vdekje kamionisti shqiptar, mister identiteti

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Një shqiptar ka mbetur i vdekur ditën e sotme në një aksident rrugor të ndodhur në Itali. Aksidenti ka ndodhur orët e mëngjesit në autostradën A22, pranë daljes në veri të Veronas. Siç raporton “Corriere”, viktima është një 51-vjeçar shqiptar, punëtor i një ndërmarrje autotransporti në Padova.
Kamioni që drejtonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave lokale, është përplasur me një tjetër kamion. Impakti ka qenë fatal për 51-vjeçarin, i cili ka mbetur i vdekur. Hetimet janë në vijim për të zbuluar dinamikën e incidentit.
Për shkak të aksidentit është shkaktuar trafik i rënduar në autostradë.