Itali/ 70 tërmete në 12 orë, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë (Foto-Video)

Foto 1 nga 7 Pas Para

Rreth 70 lëkundje tërmeti janë ndjerë në 12 orët e fundit në zonën e Mugello, në Toskana, ku magnituda më e fuqishme ka qenë 4.5 ballë deri në 4.37. mediat italiane shkruajnë se lëkundjet janë ndjerë deri në Firence dhe Pistoia.

Raportohet se lëkundjet e para janë ndjerë mbrëmjen e të dielës, rreth orës 20.38, ku Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë kanë regjistruar një goditje të magnitudës 2.6 me epiqendër Scarperia e San Piero. Të dyja komunat së bashku me atë të Barbarino dek Mugello janë epiqendra e të gjitha lëkundjeve të tjera të regjistruara deri në 8 të mëngjesit.

Ndërsa Rai Toscana ka bërë publike në rrjetin social “Twitter” video ku njerëz të trembur kanë dalë në rrugë në orët e para të mëngjesit të sotëm, si shkak i lëkundjes 4.37 ballë të tërmetit i ndjerë në Scarperia.

Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur përkohësisht. Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar./D.G

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet