Isuf Meta, gazetari model i kohëve të vështira

Nga Sokol Korabi

Isuf Meta lindi në fshatin Lis më 7 korrik 1929 në një familje të thjeshtë, por me tradita. Me një zgjuarsi natyrale, pasionin për dije dhe arsim, dhe pse me vështirësi të mëdha ekonomike të kohës, ai çau në jetë për t’u bërë dikushi. Në vitet 1936-1940 mbaroi Internatin e Burrelit dhe më pas iu bashku lufës antifashiste nacional çlirimtare, edhe pse ishte 15 vjeç, në radhët e brigadës së 23-të sulmuese.

Pas çlirimit kthehet në vendlindje, por ëndrra e tij ishte të vazhdonte shkollën për mësues. Kishte trup të imët, por mendje të zgjuar dhe tepër i vëmendshëm. Nisi punën si daktilografist në zonën e Klosit dhe pastaj për dy vite rresht punoi në Dibër n ëish-Komitetin e Partisë. Viti 1947 e gjen në shkollën 1-vjeçare për mësues në Shkodër. Meqë mungesa për intelektualë ishte e madhe u emërua kryeinspektor në Krujë dhe në Ministrinë e Arsimit. Por dëshira e tij e madhe ishte të punonte në vendlindje, ku fillloi punë si mësues. Në vitin 1952 emërohet gazetar i gazetës ‘Zëri i Popullit”. E donte profesionin e gazetarit ndaj iu përkushtua me tërë forcën. Pasioni e kishte bërë të palodhshëm dhe mjaft të ndjeshëm. Tashmë ishte i shkolluar dhe mjaft kërkues ndaj vetes. Ai e qunate privilegj dhe vlerësim detyrën që kishte ndaj dhe punonte dhe shkruante për problemet e ditës dhe të kohëve që do të vinin. Por lufta e klasave do të bënte të vetën.Isufi ishte martuar me bijën e një pasaniku të fisit Gasa në Burgajet që ishin cilësuar si kulakë, ndaj e lëviznin sa në një detyrë në tjetrën, por kudo që punoi ai shkëlqeu. Drejtoi shtëpinë e kulturës, ishte poet dhe bëri tekste këngësh që u kënduan në shumë festival. Por, për shkak të “njollës në biografi” u dërgua kujdestar konvikti. Në vitin 1968 sërish emërohet gazetar i gazetës “Zëri i Popullit” për Matin, Dibrën dhe Mirditën. Një gazetar i palodhur, i drejtë dhe kritik i pamëshirshëm. Mund të cilësohet një ndër gazetarët më kurajozë të kohës, kur, siç thotë populli, u binte kokës atyre që punonin keq, pa pyetur se çfarë pozite politike dhe shtetërore kishin. Madje ata që “ia donin të mirën” e porosisnin të ishte jo aq i ashpër  dhe për ta trembur i përmendnin biografinë e të shoqes. Ai, edhe në ato kohë të vështira, ishte krenar për njerëzit e gruas së tij, si punëtorë dhe të ndershëm. Ishte një bashkëshort ideal dhe prind shembullor. Dhurata dhe Gëzimi ia zbukuruan jetën. U nda nga jeta në moshë të re, i nderuar dhe I respektuar nga të gjithë. Vjollca, nusja e Gëzimit, po mbledh shkrimet e tij për t’I botuar në një vëllim publicistik. Ajo krenohet për atë njeri që ka pas vetëm miq dhe dashamirës dhe edhe pse kanë kaluar 4 dekada nga ndarja e tij nga jeta, ai ka lënë gjurmë të pashkyera në memorien e njerëzve.

Të tjera

Abissnet