Ismail Morina i lirë: Rroftë shpirti i shqiptarit; ja mesazhi i tij

Ismail Morina, njeriu që hodhi dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit u lirua nga burgu. Lajmi është bërë me dije nga vet Ballist Morina përmes një postimi në “Facebook”.

Ai shfaqet në një foto me konsullin tonë në Bari Dashamirin Adrian Haska, me një pamje ndryshe, pa mjekër dhe i veshur me xhaketë.

Autori i “Autochthonous”, u arrestua në Dubrovnik dhe Gjykata kroate vendosi fillimisht ekstradimin e tij në Serbi. Por Morina u lirua pasi vendimi në fjalë u anulua nga Gjykata e Lartë e Kroacisë.

Mesazhi i Ismail Morinës

Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim, respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.
I LIRË !!
Rrofte shpirti i shqiptarit!!
Ismail Morina (Ballisti).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet