Ishulli pranë Athinës në flakë, angazhohen mijëra zjarrfikës, evakuohen qindra banorë

Më shumë se 1 mijë zjarrfikës luftuan me flakët që shpërthyen sot në ishullin Evia pranë Athinës. Flakët qenë të mëdha kësisoj u evakuuan 4 fshatra dhe një manastir.

Autoriteti grek i Mbrojtjes Civile shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Evisë, ku u vendosën rreth 280 zjarrfikës, vullnetarë, ushtarë, 6 aeroplanë që lëshojnë ujë dhe 6 helikopterë, bashkë me një tjetër helikopter që bashkërendonte operacionin.

Greqia i bëri thirrje Organizatës evropiane të Mbrojtjes Civile për ndihmë dhe katër avionë zjarrfikës u nisën nga Kroacia dhe Italia, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit ndërpreu pushimet verore duke u kthyer në Athinë, për të vizituar qendrën kryesore të koordinimit të departamentit të zjarrfikësve.

“Sot kushtet janë jashtëzakonisht të vështira”, tha Mitsotakis. Ai falënderoi zjarrfikësit për përpjekjet e tyre dhe shtoi se shqetësimi kryesor i qeverisë ishte mbrojtja e jetëve njerëzore.

Erërat e forta ndihmuan në përhapjen e flakëve në zemër të pyllit të Evias. Në total 56 vatra zjarri shpërthyen ndër pyje gjatë 24 orëve, mes të hënës dhe të martës.

Më shumë se 1 mijë zjarrfikës në mbarë vendin luftuan me flakët. Një zjarrfikës vullnetar, që thuhet se ka pësuar djegie, është transportuar drejt spitalit në Athinë. Më shumë se 300 banorë të katër fshatrave përreth ishullit u evakuuan përgjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet