Ishte zhdukur prej 4 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 17-vjeçarit

Është gjetur sot trupi i pajetë i një 17-vjeçari u deklarua i humbur nga familjarët 4 ditë më parë.

Bëhet fjalë për të ndjerin Matia Rizallari nga Këlcyra, i cili u gjet sot rreth orës 05:40 nga vetë familjarët.

Trupi i pajetë i adoleshentit është gjetur në lumin Vjosa, në Urën e Dragotit.

Ai u shpall i zhdukur prej të dielës së 9 qershorit kur sipas të dhënave ai kishte dalë nga shtëpia e gjyshërve ku jetonte në fshatin Bedyqas, një zonë e banuar shumë pranë Këlcyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet