Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pranga polakut në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas polak i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua dhe tashmë pritet që të ekstradohet për në Poloni. Në pranga ka përfunduar Przemyslaë Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni, i cili është arrestuar për llogari të Interpolit. “Gjykata Rajonale Poznan/Poloni me vendim nr. III K 549/08  të datës 22.04.2013 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, pasi ky shtetas në lokalitetin Ponznan/ Poloni prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuara duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake )”, sqaron policia e Shqipërisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Interpol Varshavën kanë kryer arrestimin dhe do të esktradojnë shtetasin nga Polonia.

/D.Xh/

 

 

Të tjera

Abissnet