Ishte shpallur në kërkim, arrestohet nga policia nënprefekti i Tiranës

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Fatos Kaja me detyrë nënprefekt i Tiranës u arrestua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim.

Nënprefekti u shpall në kërkim me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë në vijim të hetimeve mbi dokumentet në ZVRPP Kavajë, në Bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë. Mësohet se ai së bashku me disa zyrtarë të tjerë, ka dyshime se janë përfshirë në afera korruptive me qëllim për të dhënë leje të legalizimit. Mbi Fatos Kajën bie akuza e falsifikimit dhe e shpërdorimit të detyrës. “Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.

Fatos Kaja ka qenë më herët ish-zyrtar në komunën Kryevidh të Kavajës. /D.Xh/