
Një tjetër lajm i hidhur vjen nga bota e futbollit shqiptar. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, Florian Shkreta është ndarë nga jeta parakohe.
Lajmin e hidhur e ka dhënë presidenti i FSHF-së, Armand Duka nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.
I pikëlluar Duka lajmëron se Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Grow për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.
“Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.
Qoftë i paharruar kujtimi yt!”, shkruan Duka në mesazhin e ngushëllimit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply