A ishte normal Paddock, njeriu që kreu masakrën e Las Vegasit?

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Autoritetet në Amerikë kanë kryer autopsinë e Stephan Paddock, për të zbuluar nëse ai vuante nga ndonjë ç’rregullim mendor.

Sherifi Lombardo është shprehur se nga autopsia ka dalë se Paddock nuk vuante nga asnjë lloj ç’rregullimi mendor, ndryshe nga se kishin thënë të afërm të tij. Është paksa e pazakontë, por akoma nuk është zbuluar arsyeja e vërtetë e masakrës të ndodhur në Las Vegas. Policia ende është duke vijuar hetimet, për të zbuluar se çfarë e ka bërë Paddockun që të ndërmarrë një sulm, që shkaktoi vrasje masive, duke bërë kështu që të shënohet tragjedia më e madhe në historinë e Amerikës.

/D.Xh/