Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan 45-vjeçari (Emri)

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Ai është Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh dhe kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftim/ Elbasan

Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana pas një pune të mirë organizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

  • Shpëtim Pepa, 45 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences/ Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet