Ishte kthyer nga Italia para disa ditësh, burri nga Durrësi pozitiv me koronavirus

Një tjetër rast, I një shqiptari I kthyer nga Italia ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Duhet thënë se shumica e rasteve të infektuara në vendin tonë kanë ardhur nga vendi fqinj, ku po vdesin qindra persona në ditë.

Ditën e sotme janë identifikuar dy raste me koronavirus të ardhura nga Italia, ajo në qarkun e Shkodrës dhe ky në Durrës.

Mësohet se i infektuari është një burrë 74-vjeçar, i cili para disa kohësh ishte kthyer nga Bergamo, zona më e prekur nga koronavirusi në Itali.

Pasi ishte kthyer nga Italia burri ka vendosur të vetëkarantinohet në banesën e tij, por ai ka filluar të ndihet keq dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Kujtojmë se numri I të infektuarve në vendin tonë sot shkoi në 186, ku 11 janë vetëm në Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           107 raste
– Durrës           11 raste
– Lushnje         4 raste
– Elbasan         5 raste
– Rrogozhinë   2 raste
– Fier               20 raste
– Kavajë          4 raste
– Korçë            12 raste
– Vlorë            5 raste
– Shkodër        4 raste
– Lezhë            4 rast
– Berat             1 rast
– Has               2 raste
– Krujë            1 rast
-Tropojë          2 raste
– Pukë               2 raste

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet