Ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kavajës, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të ketë kryer grabitjen e të pakët 4 banesave në këtë qytet.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.A., 29 vjeç, banues në Luz të Vogël të Kavajës.

Ky shtetas dyshohet të ketë kryer të paktën 4 grabitje në banesa të ndryshme këto muajt e fundit, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Kavajë

Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi 1”

Në pranga 29-vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin “Shëtitësi 1”, ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të ndryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi  i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet