“Ishte koha kur operonim me automatik te koka dhe kishim turp nga kolegët e huaj”, flet profesori i kirurgjisë

Është inauguruar sot spitali i ri kirurgjikal “Frederik Shiroka”, i cili do të ketë 7 salla të reja operacioni dhe 120 shtretër. Në inaugurimin e tij ishte i pranishëm edhe profesori i kirurgjisë shqiptare, Besim Elezi i cili gjatë ceremonisë u kthye në kohë, duke treguar situatën dhe kushtet në të cilën kanë punuar asokohe. “Ne kemi punuar në kushte shumë të vështira. Gjërat duhen parë në distancën e kohës. Ne e kemi parë këtë spital batërdi, sallat si të lazaretit mesjetar, kur sterilizonim me alkool. Instrumentet e punës ishin të ndryshkura dhe nuk prisnin”.

“Një kirurg anglez kur erdhi në ‘97 tha: Gërshërët s’presin, portagia nuk e mban gjilpërën, pincat nuk kapin, të duket vetja si student i mjekësisë që nuk di të operojë. Kjo ishte gjendja, përveç situatave të ’97-s, kur ne operonim me automatik në sallë, kur furnizimet ishin mizerabël, pavijonet ishin lazarete të turpshme, me dy banjë që të operuarit zvarriteshin për të shkuar atje, ishin të tipit ushtarak, se spitali ishte ndërtuar për qëllime ushtarake. Kur na kërkoi profesori i huaj tualet ne shihnin njëri- tjetrin ku ta çonim, ishte një situatë e vështirë, një turp që nuk e mbanim dot në kurriz” , deklaroi profesori në fjalën e tij. Të pranishëm në inaugurim ishin edhe kryeministri i vendit Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ata u shprehën se kjo është një ëndërr e bërë realitet tashmë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet