Ishte dënuar për vrasje, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për vrasje dhe i dënuar me 35 vjet burg është arrestuar sot nga Policia e Durrësit.

Në pranga ka rënë shtetasi Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet