Ishin vjedhur jashtë vendit, sekuestrohen ty super makina në Durrës

Dy automjete super luksoze janë sekuestruar në qytetin e Durrësit, pasi rezultojnë të jenë vjedhur jashtë vendit.

Policia bën të ditur se automjetet janë të tipeve “Ferrari” dhe “Range Rover”, të dy këto të vjedhur jashtë vendit.

Gjithashtu në njoftim theksohet se automjeti i tipit “Ferrari” rezulton të jetë i vjedhur në Itali, ndërsa “Range Rover” drejtohej nga një 38-vjeçar nga Kosova, ku ky i fundit po përpiqej ta kalonte në Port.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet