Ishin në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrim, pranga dy vlonjatëve

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë dhe Turqisë. Në pranga ka rënë Shpëtim A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, i dënuar me 3.6 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim të lëndëve narkotike. “Shpëtim A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale: ”Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 81,110, dhe 648 të Kodit Penal Italian,”, raporton policia.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin turk Tayfun D. 5 vjeç, banues në Turqi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Mashtrim me kredi’. Turku kishte marrë një dënim me 1 vit burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet