Ishin bllokuar nga uji, shpëtohen 3 persona të një familjeje në Ferras të Fierit

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Një familje e cila ishte bllokuar prej disa orësh nga përmbytjet, është evakuuar në Fier.

Shërbimet e policisë të DVP Fier në bashkëpunim me repartin special “Delta” bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e një familjeje me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë.