Ish- zyrtari i rrjetit social: “Facebook” po shkatërron botën

Publikuar më 12. 12. 2017 nga Dava Boci

Facebook po ndikon shumë në mënyrën se si njerëzit veprojnë dhe në bazë të komenteve të tyre. Një ish-ekzekutiv i Facebook tha se ndihet fajtor për punën e tij e cila po shkatërron shoqërinë, duke ju bashkuar kritikave në adresë të rrjetit social. Komentet e Palihaptiya erdhën në një kohë kur një tjetër ish ekzekutiv kritikoi mënyrën sesi rrjeti social luan me psikologjinë njerëzore.

Chamath Palihapitiya, i cili ka qenë zëvendës president pranë Facebook deri në 2011-ën tha se Facebook po shkatërron shoqërinë dhe mënyrën sesi funksionon ajo. “Kjo nuk ka të bëjë me reklamat Ruse, ky është një problem global i cili po shkund themelet mbi të cilat ngrihen sjelljet njerëzore dhe ndërveprimi mes tyre.” Rrjetet sociale janë përballur me kritika në vitin e fundit, kjo edhe nga ndasitë politike në mbarë globin, njofton PCËorld Albanian. Zgjedhjet presidenciale amerikane u shndërruan në një fushë betejë online për informacion sakaq i tillë ishte edhe fati i Brexit.
Facebook është vënë në qendër të kritikave për përhapjen e propagandës Ruse së fundi u zbulua se kishte ndihmuar në amplifikimin e propagandës anti-Rohingya.