Ish-të përndjekurit, gati këstet për 700 trashëgimtarë

Në vijim të procesit të dëmshpërblimeve për ish-të dënuarit politikë, Ministria e Financave ka publikuar emrat e trashëgimtarëve për këstin e parë dhe të dytë. Bëhet fjalë për 700 emra të rinj në kategorinë e trashëgimtarëve, të cilëve u kërkohet të dorëzojnë Drejtorinë e Përfitimeve certifikatë personale dhe numër të ri të llogarisë bankare. Pas këtij veprimi, ata mund të tërheqin këstin, sipas shumave që i takon gjithsecilit. “Shekulli” boton sot përfituesit e rinj, ndërkohë që për të tjerët është caktuar statusi i çdo dosjeje, e cila duhet të rregullohet në krye të dy muajve. Ministria e Financave, me këtë veprim duket se ka rihapur procesin, për të cilën u hodh ideja se mund të ndërpritej.

Afati

Vetëm 3 muaj afat do të kenë në dispozicion trashëgimtarët për të dorëzuar dokumentet që nevojiten pranë Drejtorisë së Pagave dhe Dëmshpërblimeve. Kjo vlen për familjarët e rreth 200 ish-të dënuarve. Përkundrejt të dënuarve që jetojnë, të cilët mjaftohen duke dorëzuar vetëm certifikatë familjare dhe numër llogarie, lista e kërkesave për trashëgimtarët është më gjerë. Nga këta të fundit për lëvrimin e çdo kësti kërkohet: kopje e letërnjoftimit, numër llogarie, certifikatë vdekjeje, certifikatë e trungut familjar, dëshmi trashëgimie dhe prokurë. Sipas Ministrisë së Financave, certifikata e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarjen e dëmshpërblimit dhe nuk zëvendësohet me vendim gjykate që shpall të vdekur individin.

E njëjta gjë vlen edhe për certifikatën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendësohet me certifikatë negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile. Nga ana tjetër, nëse nuk ka një përfaqësues me prokurë, procesi ndërlikohet edhe më tepër, pasi duhet që për në ndarjen e çdo pagese të gjithë përfituesit e radhës së parë dhe të dytë që kanë aplikuar të kenë bërë dorëzimin e dokumenteve. Në të kundërt, dosja mbetet e bllokuar. Është pikërisht kjo një ndër arsyet, krahas pamjaftueshmërisë së fondit, ajo që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori.

Ish-të përndjekurit, gati këstet për 700 trashëgimtarë by JolaAlimemaj on Scribd

N.Gj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet