Ish-portieri i Milanit: Strakosha do të jetë ndër më të mirët në Europë

Publikuar më 27. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha është padyshim ylli në ngjitje i Serisë A, por në të ardhmen mund të jetë në mesin e më të mirëve në ligat evropiane.

“Gardiani” i Lacios që këtë vit po zhvillon një sezon mbresëlënës me kryeqytetasit ka marrë vlerësime maksimale nga ish-portieri i Milanit, Valerio Fiori,

Në një intervistë për “Football Crazy”, 48-vjeçari është shprehur se shumë shpejt Thomasi mund të bëhet një ndër portierët, të mirë në Europë, si dhe ka bërë një rekomandim për drejtuesit e Lacios.

“Strakosha është një prej portierëve më të mirë në Seria A, por së shpejti edhe në Europë. Unë do të rekomandojë një portier me eksperiencë përkrah tij, për ta ndihmuar të rritet sa më shumë”, u shpreh Valerio Fiori.

Kujtojmë që nga sezoni 1986 deri në 1993, italiani ka qenë pjesë e Lacios, ku ka mbrojtur për 117 takime portën e “Bardhekaltërve”.