×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi CampbellCindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në reportazhin e saj e përditshmja britanike “The Sun”. Si e larguar nga shtëpia e prindërve Carré besonte se modelingu ishte bileta e saj e pavarësisë dhe rrjedhimisht shpejt u bë një fytyrë e njohur e industrisë në vitet 1980-të e 90-të. Amerikania e re dilte në kopertinat e revistave më të njohura të modës dhe dikur ndante kopertinën e Vogue me Linda Evangelista.

Por prapa shkëlqimit e suksesit, industria e modelingut kishte botë të tërë të fshehtë errësire. Disa javë pasi erdhi në Paris për karrierën e saj të re Carré u dërgua në adresën ku pretendon se përdhunohej rregullisht nga drejtori i agjencisë Gérald Marie, i cili asokohe shoqërohej me Linda. Carré është një nga 13 vajza që kanë paditur për përdhunime të vazhdueshme nga Marie teksa punonin për të në vitet 1990-të, megjithse ai i mohon akuzat. Zbulimet bëhen në një dokumentar skandaloz të rrjetit britanik Sky të titulluar ‘Fashion’s Darkest Secret’ (Sekretet e errëta të modës).

Aty detajohet sesi agjentët e famshëm të modelingut në botë si Marie, John Casablancas, Jean Luc-Brunel e Claude Haddad bashkëpunonin në krijimin e një kulture shfrytëzimi e përdhunimi të heshtur brenda industrisë, që ka zgjatur me dekada. Në dokumentar një punonjëse e agjencisë Elite thotë se Marie përmendte shpesh filozofinë e tij se “vajzat e virgjëra nuk ishin fotozhenike”.

Denoncuesi Omar Harfouch thotë në dokumentar: “Sapo vinin në agjenci ato duhet të humbisnin virgjërinë menjëherë, dhe këtu flasim për vajza 14, 15, 16-vjeçare.”

Ai tregon gjithashtu se maniaku Marie mbante të dhënave të modeleve me të cilat kishte shkuar,  moshat e tyre dhe kur e kishin humbur virgjërinë. Omar pretendon: “Ai dhe njerëz të tjerë në Elite mbanin shënim dhe konkuronin se kush flinte me më shumë vajza modele.” Në dokumentarin që transmetohet sot në Britani, Carré – dhe dy viktima të tjera të industrisë – tregojnë atë që kanë kaluar në duar e agjentëve të modelingut, raporton Top Channel.

Carré ishte 16 vjeçe kur nënshkroi me Elite Model në 1985. Pas qëndrimit në zyrat e New York ajo u dërgua në Paris për të qëndruar me Marie, që drejtonte degën evropiane të Elite.

“Duke qenë naive dhe e dobët, mendoja se të qëndroja në shtëpinë e shefit do të ishte gjë e mirë, mendoja se isha e veçantë”. “Mendoja se diçka e mirë do të ndodhte më në fund, por as nuk e kisha idenë se ku po përfshihesha”. Carré thotë se i kërkohej të merrte një vizë kokainë në ditë nga shefat për të mbajtur peshën e ulët, dhe se Marie vazhdimisht e përdhunonte në apartamentin e tij ku jetonte dhe e dashura, supermodelja kanadeze Linda. “Isha në një situatë të vështirë … ai kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja. Varesha prej tij për ushqim, para, strehim, ai mbante pasaportën time. Unë isha vetëm 17 vjeç”.

Ish-modelja e Calvin Klein thotë se abuzimi ndodhte kur Linda nuk ishte në shtëpi, dhe në fakt modelja lëvizte shpesh mes New York e Paris. Linda e cila u divorcua nga Marie në1993, ka folur tashmë në mbështetje të Carré dhe vajzave të tjera që kanë pësuar abuzimet e rënda seksuale e psikologjike nga agentët e modelingut. Carré, tashmë 53 vjeçare, thotë: “Nuk besoj se ajo e dinte, edhe ajo ishte e re dhe asnjë prej nesh nuk e kishte të lehtë”. Nëna e dy fëmijëve tani jeton në Colorado teksa shton: “Besoj se abuzimi ishte pjesë e strategjisë, është që ndodh në këto situata për të mbajtur të heshtura viktimat”.

Denoncuesja tjetër amerikane Jill Dodd, 62 vjeçe, gjithashtu thotë se është përdhunuar nga Marie kur ishte 20 vjeçe në Paris në fund të viteve 1980-të. Ajo thotë se agjencia e dërgonte në festa ku duhet të ishin modele prezente, duke bërë agjencitë të funksiononin si një shërbim shoqëruesesh luksi për të pasurit. Në këtë mënyrë ajo u njoh me tregtarin milioner të armëve Adnan Khashoggi në Monte Carlo. Jill thotë se ajo pëlqeu shoqërinë e milionerit të moshuar saudit, por nuk e dinte që ai e kishte zgjedhur ate në një katalog fotografish dhe kishte paguar çmimin për t’u shoqëruar me të. “Unë u bëra e dashura e tij por më vonë zbulova se kishte paguar agjencinë $50,000 për të më sjellë në atë festë, dhe këtë e kishte bërë dhe me femra të tjera”. Jill thotë: “Ndjehesha si një prostitutë, këta ishin burra në të 40-at dhe më manipulonin. U deshën dekada të tëra të kaloja turpin”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

Meta shmang komentet për Begajn që lavdëroi ‘Ballkanin e hapur’ dhe sulmon Ramën: Ogiç i Vuçiçit

Meta shmang komentet për Begajn që lavdëroi ‘Ballkanin e hapur’ dhe sulmon Ramën: Ogiç i Vuçiçit

Publikuar më 17.08.2022
Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë e cil...

Presidenti Bajram Begaj gjatë vizitës së tij në Kosovë e cilësoi Ballkanin e Hapur një iniciativë e cila është me përfitim për qytetarët dhe për këtë i bëri thirrje dhe Kosovës t’i bashkohet. Begaj shtoi se çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit është e mirëpritur. “Pas viteve ‘90 Shqipëria […]

Lexo më shumë

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Sonila Meço sulmon koncertin e Noizy-t: U skandalizova me tekstet e ndyra që më këndoi vajza 11 vjeçe, po e përdor bashkia për vota

Publikuar më 17.08.2022
Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë...

Nga Sonila Meço “Në klasën time e dëgjojnë të gjithë”,-thotë ime bijë gati 11 vjeçare teksa sheh rrëmujë në rrugët e Tiranës për koncertin e një repisti, një festival i muzikës rap dhe hip-hop. “Ia kuptoni tekstet?”,- e ngas më tej. “Patjetër, ngjan cool, është i pasur, gocat për të lënë kokën dhe…(këtu ul zërin)…thotë […]

Lexo më shumë

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë