Ish-drejtori nxjerr zbuluar Kumbaron: Edi Rama firmosi Bingon te Teatri (FOTO)

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Ish-drejtori i Teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi, ka postuar një dokument ku nxjerr zbuluar ministren Kumbaro, sa i takon godinës së Teatrit Kombëtar.

Ministrja e Kulturës Kumbaro, në përgjigjen për aktorin Robert Ndrenika, i kujtoi përmes një letre të hapur se ai kishte heshtur për Bingon te teatri.

Çipi i shkruan ministres se lejen për këtë e dha ministri i Kulturës i asaj kohë, sot kryeministri Rama.

Ndërkaq, sa i takon kullës te teatri, ai shkruan se ideja e ndërtimit të teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ky i fundit ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.