iPhone X ne treg pas dhjetorit

Publikuar më 07. 10. 2017 nga Shekulli

Apple iPhone X mund të duket smartfon i bukur me disa veçori shumë të mira, por kompania nga Kupertino është duke pasur vështirësi kur është fjala për disponueshmërinë.

Së pari, e kemi ditur që Apple është duke u ballafaquar me disponueshmërinë, por sipas Brightwire, dërgesa më shumë se 90 për qind të njësive të iPhone X duket se do të shtyhet.

Brightwire thotë se një milion njësitë e para do të mund të shtyhen deri në dhjetor, dhe duke pasuar parasysh kërkesat për smartfonin e ri iPhone X, një milion njësi nuk është mjaftueshëm.

Arsyet e sakta se pse do të mund të shtyhet nuk janë zbuluar, por dihet që njëri nga problemet janë panelët OLED dhe sensorët 3D.