Iphone vjen me tri kamera të pasme këtë vit

“Apple” duket se është joshur nga ideja që iphone-t që pritet të dalin këtë vit, model 5.8-inç iPhone XS, të kenë tri kamera të pasme.

Mësohet se sistemi i ri kamerave do të ofrohet vetëm për pasardhësin e iPhone XS Max me ekran 6.5-inç OLED.

Sipas raportimeve kamera e tretë e pasme do të përdoret për më shumë zmadhim dhe fushëpamje. Telefonët do të jenë më të trashë vetëm një fraksion milimetri, ndërkohë që ekranet e iPhone XS dhe XS Max që do të jenë 6.1-inç dhe 6.5-inç.

Edhe pse nga 2020-ta Apple do të prodhojë vetëm telefonë me ekrane OLED, edhe këtë vit pasardhësi i iPhone XR do të ketë ekran LCD.

Telefonët do të përdorin konektorë Lightning por do të përfshijnë për herë të parë në paketim edhe një kabëll USB-C Lightning me karikues 18-vat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet