Inxhinierët e vegjël shqiptarë drejt Meksikës, për “Lojërat Olimpike te Robotëve”

Disa të rinj shqiptarë të apasionuar pas inxhinierisë, do të përfaqësojnë sërish Shqipërinë në “Lojërat Olimpike të Robotëve”, që kësaj radhe do të mbahen në Meksikë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë është mundësuar nga FIRST, organizatë jofitimprurëse për inkurajimin e fëmijëve në fushën e STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë), dhe për këtë ofron katër programe të ndryshme.

FIRST Global Challenge është një nga programet në të cilët Shqipëria merr pjesë për herë të dytë. Skuadrat nga çdo vend i botës ftohen në “Lojërat Olimpike te Robotëve”, dhe çdo vit ka një temë të ndryshme që i adresohet një prej 14 sfidave të mëdha, që ka identifikuar Akademia Kombëtare e Inxhinierisë.

Pjesëmarrësit duhet të ndërtojnë një robot, që të kryejë një lojë në lidhje me një nga temat dhe të konkurojnë në aleanca në një fushë loje. Skuadra e Shqipërisë në “FIRST Global Challenge 2017”, u përfaqësua me temën e pastërtisë së ujit.

Kjo ishte hera e parë që flamuri shqiptar u ngrit në këtë event, në Washington D.C. Skuadra arriti të dalë në vendin e 118 nga 160 vende pjesëmarrëse.

Këtë vit “lojërat robotike” do të mbahen në Meksikë, dhe tema e zgjedhur është: Impakti i Energjisë. Por kësaj radhe, skuadra përfaqësuese përballet me disa sfida të reja, sepse, përveç krijimit të robotit, ekipit i duhet edhe ndihma financiare prej 12 mijë dollarësh, nga të cilat, 3 mijë janë për t’u regjistruar dhe për të marrë kompletin me pjesët e nevojshme për robotin, dhe 9 mijë për shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.

Ekipi i Shqipërisë po bën përpjekje të vazhdueshme për të siguruar këtë fond, dhe u bën thirrje të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për të çuar përsëri Shqipërinë në këtë konkurs dhe për t’u përfaqësuar denjësisht.

Ekipi shpërndau, bashkë me apelin për ndihmë, edhe faqet online ku donatorët mund të kontribuojnë:
https://www.gofundme.com/first-global-challenge-albania
Profili tek faqja e FIRST:
http://first.global/nationsteam-albania//
Faqja në facebook: https://web.facebook.com/FIRST.global.albania/?_rdc=1&_rdr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet