Invalidët, nga 1 shtatori ndryshojnë pagesat mujore

Ndryshojnë pagesat mujore për personat me aftësi të kufizuar. Ndryshimet financiare prej muajit shtator. Përfitimet në varësi të statusit të invalidit. Rritet masa e përfitimit edhe për kujdestarët e tyre

Enida Vërça

Botohen në Fletoren Zyrtare udhëzimet me rritjen e pagesave për personat me aftësi të kufizuar. Në varësi të statusit të individit, pensionet do të jenë të ndryshme, ndërsa do të përfitojnë rritje të pagesës edhe kujdestarët e tyre. Për udhëzimet në fjalë, shoqatat e personave me aftësi të kufizuar kanë kontestuar fillimisht kushtet, por më pas përmes rekomandimeve, janë reflektuar edhe ndryshimet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë mënyrë përfitimi nga statusi i invalidit paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve do të bëhet 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj, duke nisur nga 1 shtatori. “Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik  dhe tetraplegjik, të përcaktuar në pikën 4, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 31, datë 20.1.2001, bëhet 11.190 (njëmbëdhjetë mijë e njëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj”, thuhet në këtë udhëzim. Më tej sqarohet se efektet financiare do të nisin prej 1 shtatorit dhe do të përballohen me fondet e akorduara për vitin 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Masat e përfitimit

Mbi zbatimin e Këshillit të Ministrave për përftimin e statusit të të verbrit sqarohet se masat e përfitimit do të bëhet 12.092 (dymbëdhjetë mijë e nëntëdhjetë e dy) lekë  në muaj. Po ashtu sqarohet se edhe kujdestari do të përfitojë të njëjtën masë. “Mbështetur në pikën 4,  të nenit102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005, “Për  ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar, të pikës 27, të vendimit nr. 618, datë  7.9.2006,  “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat  me aftësi të kufizuar, sqarohet se masat e përftimit të aftësisë së kufizuar do të jenë 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj”, thuhet më tej. Një tjetër pikë në të cilën ndalet udhëzim është edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar, ku është përcaktuar që të përfitojë të njëjtën masë, pra 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj. ” Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në piken 8, të VKM-së nr. 618, datë 7.9.2006, bëhet 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2 të vendimit dhe 11.190 (njëmbëdhjetëmijë e njëqind e nëntëdhjetë)lekë në muaj për kujdestarin. Efektet  financiare, për zbatimin e këtij udhëzimi, fillojnë nga 1 shtatori i vitit 2019 dhe përballohen me fondet akorduara për vitin 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thotë mes të tjerash udhëzimi.

Kujdestari

Referuar këtij udhëzim, një tjetër pikë të cilin është ndalur, janë edhe përcaktimi i masës së përftimit për ndihmësit personal. Paga bazë e kësaj kategorie është vendosur të jetë 10,871(dhjetëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një) lekë në muaj. Ndërkohë masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, për personat  mbi  18  vjeç,  është  6,523  (gjashtëmijë  e pesëqind e njëzet e tre) lekë në muaj për personat e përcaktuar kjo edhe nga pika 2, germa “a”, e kësaj VKM-je. “Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar  në  pikën  16,  të  kreut  IV,  të  VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016,  të ndryshuar, për shërbimet gjithëpërfshirëse të ndihmësit personal, është 13,045 (trembëdhjetëmijë e dyzet e pesë) lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit. Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, për shërbimet e herëpashershme të    ndihmësit personal, është  8,697 (tetëmijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë në muaj. Masa e përfitimit  të  aftësisë  së  kufizuar, për fëmijët, është 6,523 (gjashtëmijë e pesëqind e njëzet e tre) lekë në muaj “, bën me dije udhëzimi.

Ndryshimet

Personat me aftësi të kufizuar- 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj.

Për personat mbi 18 vjeç- 6,523 (gjashtëmijë e pesëqind e njëzet e tre).

Për fëmijët me aftësi të kufizuara- 4,892   (katërmijë   e   tetëqind   e nëntëdhjetë  e  dy)  lekë në  muaj

Për shërbimet  e herëpashershme të ndihmësit personal- 8,697  (tetëmijë  e  gjashtëqind  e nëntëdhjetë e shtatë) lekë në muaj.

Masa e përfitimit për shkak të verbërisë- 12.092 (dymbëdhjetë  mijë  e  nëntëdhjetë  e dy)  lekë  në muaj

Masa e përfitimit për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë – 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj.

Masa e përfitimit për kujdestarin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik- 10.653 (dhjetëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet