×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Intervista/ Iku nga Shqipëria me kokën pas, Ada Guri sot një nga avokatet më të mira në Londër

Ada Guri, në një intervistë për “Shekulli”-n tregon se si ka nisur udhëtimi i saj nga Shqipëria në Lodër, duke spikatur si një ndër avokatet e reja të suksesshme në këtë vend

Enida Vërça

Ada Guri që në moshë të vogël është shkëputur nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Londër. Ajo rrëfen për “Shekulli”-n se si e ka nisur jetën në këtë vend, duke ndarë eksperiencat dhe peripecitë e një emigranteje të vetme në Londër. Guri aktualisht është një ndër avokate më të mira të krimeve, ku shumë klientë janë edhe shqiptarë. Avokatja thotë se problemet më të shumta me të cilat ndeshet në çështjet që shqyrton me shqiptarët, janë droga, dhuna në familje dhe pajisja me dokumente false. E pyetur nëse një ditë do të kthehet në Shqipëri, për të hapur një zyrë avokatie dhe të vazhdojë profesionin e saj në atdhe, ajo tregohet skeptike edhe pse dëshira është e madhe.

Ada, si keni ikur nga Shqipëria dhe cilat kanë qenë peripecitë e para në Londër?

Kam ikur me kokën mbrapa dhe ashtu mbetem edhe mbas shume viteve. Kam menduar se po ikja të rri 6 muaj apo një vit dhe do kthehesha. Kurrë nuk e mendoja se do ikja për të mos u kthyer për një kohë relativisht të gjatë. Peripeci ka nëse shpërngulesh në një lagje apo qytet tjetër, jo më në një shtet gati 3000 kilometra larg me  kulturë, gjuhë dhe klimë tjetër. Një nga peripecitë që kalon çdo i huaj kur studion jashtë është që ne na duhet të studiojmë 2 apo 3-fishin e studentëve vendas. Pastaj mund të kesh dhe përbuzje kur ke arritje më të larta në provime p.sh, nga kolegët e tu studentë, ti je e huaj nuk duhet kurrsesi të marrësh nota më të mirë se ata. Nuk i kam ndjerë këto direkt, indirekt po. I kam injoruar. Nuk jam person që prekem kështu. Përderisa nuk lëndoj njeri, të tjerat nuk përbëjnë problem tek unë. Peripeci tjetër kam pasur kur më duhet të gjeja një kontratë trajnimi. Kur isha studente, shumica që kishin kontrata trajnimi ishin me ndihmë jo nga familja apo komuniteti. Me jepte shpresë ky fakt. Kishte avokatë shqiptarë që unë kisha kontakte. Mirëpo, nuk më udhëzuan, jo të më jepnin kontratë, absolutisht nuk do e pranoja, thjesht të me drejtonin diku. Nuk ndodhi. U zhgënjeva. Një nga arsyet se pse dhe gjatë gjithë atyre viteve nuk isha pjesë e komuniteteve shqiptare këtu në Londër. Përse duhej kur kisha humbur besim në patriotizëm, ç’do kush sheh punën e tij dhe jo të ndihmoj sado pak edhe sikur mos të përbejë probleme por thjesht se nuk do. Ne fakt isha me pushime kur një shoqja ime, jo shqiptare, aplikoi për një kontratë në të njëjtën kompani që po bënte një aplikim të sajin për të njëjtën gjë dhe me ofruan kontratën mbas intervistës që shkoi me sukses.

Dy realitetet të ndryshme, Angli-Shqipëri! Sa dhe si ndryshon jeta?

Ka shumë ndryshime. Nuk di nga t’ia filloj. Si fëmijë, çuditesha nga shumë, si p.sh sa herë hapja çezmën kishte ujë apo që kurrë nuk iknin dritat. Të këtilla nevojash elementare në nuk i kishim në Shqipëri dhe të bënin përshtypje. Pastaj ishte ai kurioziteti kur shihje raca të tjera që i kishe parë vetëm në televizor dhe i shihje si i habitur dhe pse nuk duhej. Ushqimi këtu është shumë i ndryshëm. Edhe sot nuk jemi mësuar plotësisht dhe shpesh kur udhëtoj nga Shqipëria për në Londër, më ndodh që të shoh njerëz në aeroporte kur ndalohen nga kontrolli me ushqime nga me të ndryshmet që kanë marrë nga shtëpitë e tyre. Jo se Anglia nuk ka djathë apo gjalpë, por sepse mendojmë se në Shqipëri i kemi ushqimet më të mira.

Cila ka qenë puna, apo eksperienca e parë në këtë vend?

Kam qenë me fat që kam njohur njerëz rrotull që më kanë ndihmuar. Në 2008 një shoqja ime, që e njihja prej vitesh, me tregon që duhet të shkoja tek një zyrë se ajo kishte biseduar për punë vullnetare. Duhet të filloja diku. Isha e gëzuar dhe nervoze. Nuk e di nëse do ja dilja. Më duhet të shkoja në gjyq ç’do ditë më baristerin dhe shumë gjera nuk i kuptoja. Në të njëjtën kohë duhet të mbaja shënim ç’do gjë që ndodhte në gjyq. Ne mbronim klientë që ishin në gjyq për krime të renda, duke filluar nga çështje pedofilie, vrasje apo edhe ato më të lehtat, si rrahje, të ndaluar me dokumente false etj. Nuk ishte e lehtë. Unë si e re në profesion i përjetoja shumë keq vitet e para, edhe psikologjikisht e kuptoj që ndikuan negativisht tek unë. Më pas kjo kompani avokatie me ofroi punë dhe ja ku jemi.

Sot ju keni një zyre avokatie në Londër, cilat janë problemet më të shumta që ju adresojnë klientët?

Po flas për klientët shqiptare, meqë po përgjigjem në shqip. Ne kemi probleme si çdo komb tjetër. Nga më të ndryshmet. Ne fillimet e mija, por edhe sot nuk ka ngadalësim krimesh. Duke filluar nga ato që janë kapur me lëndë narkotike, shfrytëzim njerëzish, apo tek tuk dhe zënka. Historikisht, kemi patur klientë që kanë nevojë për ndihmë kundrejt statusit të tyre apo ndryshe për t’u legalizuar nëpërmjet aplikimeve në lidhje me emigracionin. Viteve të fundit ka shqiptarë që kanë probleme me ligjet e familjes. Këtu veçoj dhunën kundrejt fëmijëve apo dhe bashkëshortes, që më pas këto të mitur i rrëfejnë abuzimet në shkollë dhe prindit i hiqet e drejta prindërore në bazë të dhunës së përdorur kundrejt fëmijës.

Duke qenë se merreni edhe me klientë shqiptarë, si e shikoni situatën në vendin tonë? Krimi, droga si komentohet aty?

Krime apo krime të organizuara ka gjithkund. Në çdo vend të botës ndodhin. Diku më pak e diku më shumë. Ne jemi popull i varfër. Popull që kemi tendencë edhe të ‘dukemi’ apo të jemi më të mirë se komshiu. Nuk besoj se statistikisht shqiptarët kryejnë më shumë krime se çdo nacionalitet tjetër. Mendoj që ‘namin’ e kemi se jemi vend i vogël dhe jo i njohur. Në këto 30 vjet demokraci nuk kemi diçka konkrete që ka marrë zë që të mbahemi mend përveç se krimeve. Vet ne si shqiptarë flasim negativisht apo e demoralizojmë direkt vendlindjen tonë sikur të mos ishte e jona. Nuk mendoj që ne si shqiptar jemi me kriminelë se “X” apo “Y” vend, këtu shkon përshtat ajo shprehja, ‘më mirë syri se sa nami’.

Thatë ‘më mirë syri se sa nami’ sa të paragjykuar janë shqiptarët dhe ju si e keni gjetur veten nën ‘petkun’ e emigrantit?

Emigrant’ më bën të mendoj fjalën ‘vuajtje’. Një person që le vendin e tij për një jetë më të mirë, në rastin tonë si shqiptarë, në kërkim të një jete që të jep mundësi më të mira financiare. Unë nuk kam vuajtur si shumica e emigrantëve Shqiptarë pasi kam qenë me fat në këtë aspekt. Ka ndodhur që mund të kem vënë re ndonjë ngritje vetulle tek tuk, por nuk më ka prishur apo rregulluar punë. Besoj se duke qenë emigrante në fakt më ka bërë më të kuptueshme dhe të përshtatem mirë me çdo lloj kombësie.

Në gjithë këtë situatë, e mendoni rikthimin në Shqipëri dhe hapjen e një zyre avokatie ?

Patjetër! Që ditën që lë Shqipërinë, mendon rikthimin. Nëse dikush se mendon këtë atëherë ka probleme me identitetin e tij. Që në fillim të kësaj interviste përmenda që ika me kokën mbrapa. Mbrapa akoma e mbaj, në Shqipëri. Edhe pse të rinj në moshë kur ikëm apo dhe tani, gjithmonë mendoj të kthehem. Pastaj stepem. Shume pyetje më vijnë në mendje. Si, qysh, tek? Nuk është e lehtë. Di te njohur të mi, që e provuan dhe u kthyen. Nuk ja dolën. Frikësohem! Do ja dal unë? E kam menduar shpesh edhe hapjen e një zyre në Shqipëri. Duhet që unë të mund të kthehem njëherë e pastaj të krijoj diçka konkrete. Të kthehem me mendje dhe të jem rehat, të ndihem si këtu, edhe pse kjo nuk është shtëpia ime por këtu ndihem si në shtëpi tashmë. Ndoshta nuk do te ndodhë kurrë. Unë kurrë ndoshta nuk do të kthehem. Por dua të jetoj me shpresën që, po, do të kthehem! Duke i falur shumë dashuri dhe paqe në vetvete çdo shqiptari kudo që ndodhet, po e mbyll me një nga proverbat e bukura e të lashta shqiptare ‘Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kaos në universitete/ Mynyr Koni padit dekanët e fakulteteve

Kaos në universitete/ Mynyr Koni padit dekanët e fakulteteve

Publikuar më 08.07.2020
Rektori i Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni ka paditur dek...

Rektori i Universiteti të Tiranës, Mynyr Koni ka paditur dekanin e fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha dhe atë të Ekonomikut Dhori Kule. Koni njofton se i ka kërkuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për të hetuar procesin zgjedhor. Koni thotë se këta persona kanë krijuar një konfuzion dhe një kaos total në institucion dhe në […]

Lexo më shumë

Qëlloi me grusht drejtorin e bankës, bie në prangat e policisë 52-vjeçari

Qëlloi me grusht drejtorin e bankës, bie në prangat e policisë 52-vjeçari

Publikuar më 08.07.2020
Një 52-vjeçar me iniciale T.K. ra në prangat e Policisë pasi...

Një 52-vjeçar me iniciale T.K. ra në prangat e Policisë pasi ka goditur me grushte drejtorin e një banke të nivelit të dytë. Mësohet se debati verbal kishte nisur në ambientet e bankës, ku dhe ka ndodhur përplasja fizike. “Goditi drejtorin e një banke në ambientet e punës, arrestohet 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit […]

Lexo më shumë

Ngjarja horror në Kombinat/ Dëshmia e qytetarit: Si më erdhi Anisa dhe Dëshmitarët e Jehovait në derë

Ngjarja horror në Kombinat/ Dëshmia e qytetarit: Si më erdhi Anisa dhe Dëshmitarët e Jehovait në derë

Publikuar më 08.07.2020
Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur so...

Një dëshmitar që ka preferuar të qëndrojë anonim ka folur sot për ngjarjen tragjike të Kombinatit në emisionin “Me zemër të hapur”. Personi në fjalë, një familjar me origjinë nga Përmeti që banon gjithashtu në Kombinat, tregoi se e ndjera Anisa Josifi ka qenë në banesën e tij bashkë me tre persona të tjerë Dëshmitarë […]

Lexo më shumë

ISHSH gjobit 6 biznese, shkelën rregullat e vendosura për parandalimin e COVID-19

ISHSH gjobit 6 biznese, shkelën rregullat e vendosura për parandalimin e COVID-19

Publikuar më 08.07.2020
Gjashtë biznese janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shë...

Gjashtë biznese janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi kanë shkelur protokollin e sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga fillimi i pandemisë janë vendosur mbi 380 masa administrative nga 102.938 inspektime dhe monitorime të kryera në total, njofton ISHSH. “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task-Forcës kanë realizuar 102.938 inspektime […]

Lexo më shumë

Udhëzimi/ Caktohet data e provimit për mësuesit që kërkojnë rritje page

Udhëzimi/ Caktohet data e provimit për mësuesit që kërkojnë rritje page

Publikuar më 08.07.2020
Caktohet data e provimit për kualifikim të mësuesve që kërko...

Caktohet data e provimit për kualifikim të mësuesve që kërkojnë rritje page. Data, shtesat që do të përfitojnë dhe penalizimet  Të gjithë mësuesit të cilët synojnë rritje page, është përcaktuar provimi i kualifikimit të aftësive profesionale. Nëpërmjet një udhëzimi, Ministria e Arsimit ka vendosur datën 20 korrik, dhënien e këtij provimi. “Provimi me shkrim për […]

Lexo më shumë

“Kontrolle derë më derë personave të prekur ”, dalin pamjet si policët kontrollojnë të sëmurët me Covid-19

“Kontrolle derë më derë personave të prekur ”, dalin pamjet si policët kontrollojnë të sëmurët me Covid-19

Publikuar më 08.07.2020
Prej disa ditësh në vend po regjistrohen rritje e numrit të ...

Prej disa ditësh në vend po regjistrohen rritje e numrit të të prekurve me Covid 19. Në këtë situatë Policia e Shkodrës ka marrë masa për të siguruar respektimin e vetëkarantinimit për personat e infektuar. Uniformat blu me dije se patrullat po ushtrojnë kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të infektuar, duke paralajmëruar se […]

Lexo më shumë

Zbardhet dëshmia e 9 dhe 13-vjeçares në Durrës: Si na ngacmoi 56-vjeçari

Zbardhet dëshmia e 9 dhe 13-vjeçares në Durrës: Si na ngacmoi 56-vjeçari

Publikuar më 08.07.2020
Një rast ngacmimi seksual i dy minoreneve 9 dhe 13 vjeçe nga...

Një rast ngacmimi seksual i dy minoreneve 9 dhe 13 vjeçe nga një 56-vjeçar në qytetin e Durrësit u bë i ditur nga uniformat blu këtë të mërkurë. Abc news ka zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 56-vjeçarit në Durrës. Ndërkohë raportohet se vajzat janë kushërira me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre, 13-vjeçarja është fqinje me […]

Lexo më shumë

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve në Vlorë, 1 prej tyre pushues nga Durrësi

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve në Vlorë, 1 prej tyre pushues nga Durrësi

Publikuar më 08.07.2020
Në 24 orët e fundit, janë shënuar 5 raste të reja pozitivë m...

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 5 raste të reja pozitivë me Covid-19 në Vlorë. Mësohet se 3 janë raste të reja, 1 prej tyre është kontakt i personave të infektuarve më parë, dhe1 pushues nga Durrësi i cili ndodhej për disa kohë në Vlorë. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 120 raste. Ndërkohë […]

Lexo më shumë