×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Intervista e Ismail Qemalit për “Le Matin” në nëntor 1915

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Shtator 2017

Gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, të hënën e 8 nëntorit 1915, në ballinë, intervistën e zhvilluar me atdhetarin dhe ish-udhëheqësin politik shqiptar, Ismail Qemalin, i cili gjendej asokohe në Paris. Kësaj here, lideri shqiptar gjendej në rolin e këshilltarit. Ai, pa harruar të vë në dukje virtytet e popullit tonë dhe duke analizuar gjithashtu situatën në Ballkan, ka sugjeruar përmirësimin apo përforcimin marrdhënieve franko – shqiptare. Në vijim, do të gjeni intervistën e plotë të kreut të parë të shtetit shqiptar, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Shqiptarët dhe Lufta

Shpresa dhe simpati

Ismail Qemali na tregon rolin e rëndësishëm që vendi i tij mund të luajë. Mjafton ti hedhësh një sy hartës së Ballkanit për të kuptuar se Shqipëria mundet të jetë, në çdo moment, skenë operacionesh të rëndësishme ushtarake. Sidoqoftë, duhet pranuar se të paktën një pjesë e ushtrisë serbe do të furnizohet nga territori shqiptar. Me këtë rast, qëndrimi i njerëzve luftarakë të këtij vendi do të jetë padyshim dhe së shpejti një faktor i rëndësishëm në luftën ballkanike. Ne kemi folur për këtë situatë me ish-kreun e Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, që shpalli pavarësinë e kombit të tij, Ismail Bej Qemalin, aktualisht në Paris. I lindur shqiptar, ai, nuk ka reshtur, gjatë karrierës së tij të gjatë, të marrë pjesë aktive në ngjarjet politike të Lindjes :

“Unë nuk do të kisha marrë kurrë mundin të flisja sot për vendin tim dhe aspiratat e tij ndaj një populli të angazhuar në luftën më të rëndësishme, nëse nuk do të isha i sigurtë se tashmë në këtë luftë edhe bashkatdhetarët e mi mund të luajnë një rol të dobishëm. Shqipëria u krijua teorikisht si një shtet në 1913, por kjo pavarësi nuk u arrit në kushtet që përputheshin me të drejtat dhe pretendimet e saj legjitime. Serbët, malazezët, bullgarët dhe grekët e cënuan nga të gjitha anët dhe e shtrënguan deri në pikën e mbytjes. Populli shqiptar, i detyruar të pranonte zgjedhjen e caktuar nga Evropa, nuk kishte institucione që mund të promovonin zhvillimin e tij kombëtar. Sot, me përhapjen e luftës në Ballkan, ai gjendet dëshmitar i një lufte, ku sigurisht disa aksione do të ndodhin në territorin e tij. Vetëm nëse nuk njohim natyrën luftarake të këtij populli, mund të mendojmë se ai do të mbetet spektator pasiv i këtyre luftërave. Nuk mund të ketë dyshime se populli shqiptar është i përgatitur dhe i ngazëlluar kundër serbëve, të cilët në luftën e fundit ballkanike e cënuan keq atë. Por, për ata që njohin të kaluarën dhe ndjenjat e shqiptarit,  admirimin që ai mbart ndaj emrit të lavdishëm të Francës, është e qartë se simpatia e thellë, e rrënjosur në zemrën e tij, nuk mund të zhduket, dhe përmes këtij gjesti magjepsës dhe disa procedurave dashamirëse e të barabarta, Franca mund të krijojë tek ne miq të përkushtuar për ta ndihmuar atë në të gjitha rrethanat.

Populli ynë është gjithmonë i gatshëm të luftojë dhe lufta është profesioni i tij i preferuar. Ai nuk do të hezitonte t’i përgjigjej thirrjes së Francës dhe atyre që luftojnë me të për lirinë e kombeve. Dëshira e popullit shqiptar është që pavarësia e tij, si në veri dhe në jug, të garantohet kundër shkeljeve që do të ndodhin në mënyrë të pashmangshme nëse pushtimi (vërshimi) bullgar lejohet të përparojë në Adriatik. Shqipëria do të harrojë zemërimet e vjetra dhe do të mendojë vetëm për të ardhmen nëse i garantojnë pavarësinë dhe e ndihmojnë të realizojë aspiratat e saj. Duke marrë parasysh luftën e vazhdueshme në të gjithë Evropën, prania e trupave me përvojë, në një vend strategjik aq të rëndësishëm sa Shqipëria, mund të jetë, në momentin e duhur, një veprim efikas. Aleatët, të shqetësuar për të vënë të gjitha mundësitë në anën e tyre, sipas mendimit tim dhe pse aq modest sa duket, nuk duhet të lënë pas dore këtë faktor. Le të flasim për ndjenjën kombëtare aq të fuqishme në mesin e shqiptarëve dhe do të marrin nga ata, duke i drejtuar, një ndihmë shumë të vlefshme ushtarake. Unë mendoj se opinioni (publiku) francez nuk duhet të humbasë një mundësi të tillë.”

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Çfarë duhet të “ndërprisni” në mënyrë që zemra juaj të mos ju tradhtojë në 50

Çfarë duhet të “ndërprisni” në mënyrë që zemra juaj të mos ju tradhtojë në 50

Publikuar më 19.09.2021
Dy modele të zakonshme dietike, përfshirë konsumin e lartë t...

Dy modele të zakonshme dietike, përfshirë konsumin e lartë të çokollatës dhe ëmbëlsirave, mund të shoqërohen me një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes në moshën e mesme, sipas një studimi të botuar në BMC Medicine. Në mënyrë të veçantë, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit identifikuan dy dieta që shoqëroheshin me një rrezik […]

Lexo më shumë

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

‘Euromilitaria’ po vjen, përgjigja e Brukselit ndaj marrëveshjes SHBA-Angli-Australi

Publikuar më 19.09.2021
Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit...

Franca dha një kundërsulm në të gjitha frontet pas bllokimit të saj detar nga Paqësori, me rastin e anulimit të marrëveshjes për furnizimin e nëndetëseve nga Parisi në emër të Australisë. Pasoja e parë dhe tingëlluese e paktit trepalësh të sigurisë anglo-saksone AUKUS (SHBA, Australi, Britani e Madhe) ishte të vepronte si përshpejtues i një […]

Lexo më shumë

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Publikuar më 19.09.2021
Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dh...

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dhe shkaktimit të dëmtimit të pronës së huaj në Greqi. Sipas policisë, personi i arrestuar vodhi një motoçikletë me dy rrota në pronësi të një gruaje 51-vjeçare mbrëmë dhe hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij 39-vjeçare në Milina, duke shkaktuar dëme brenda dhe jashtë […]

Lexo më shumë

Studimi zbulon se vaksina Moderna është më e mira në parandalimin e shtrimit në spital Covid-19

Studimi zbulon se vaksina Moderna është më e mira në parandalimin e shtrimit në spital Covid-19

Publikuar më 19.09.2021
Vaksina Covid-19 e Modernës është më efektive në mbrojtjen k...

Vaksina Covid-19 e Modernës është më efektive në mbrojtjen kundër shtrimeve në spital, sipas një studimi të botuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një analizë e më shumë se 3,600 të rriturve të shtruar në 21 objekte amerikane nga marsi deri në gusht, zbuloi se efikasiteti i vaksinës kundër shtrimit në spital […]

Lexo më shumë

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Publikuar më 19.09.2021
Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me koh...

Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me kohën lokale) në brigjet e Atlantikut, pas tre ditësh në hapësirë, duke shënuar misionin e parë të suksesshëm orbital në histori pa përfshirjen e ndonjë astronauti apo kozmonauti profesionist. Ulja u bë në kohën e caktuar, në orën 19:00 (bregu lindor i SHBA -së), sipas […]

Lexo më shumë

Johnny Depp/ Fëmijëria e vështirë, droga dhe “nëna e keqe” që e la atë në moshën 15-vjeçare

Johnny Depp/ Fëmijëria e vështirë, droga dhe “nëna e keqe” që e la atë në moshën 15-vjeçare

Publikuar më 17.09.2021
Dokumentet e reja të paraqitura në gjykatë për gjyqin kundër...

Dokumentet e reja të paraqitura në gjykatë për gjyqin kundër Amber Heard zbulojnë sesi Johnny Depp u rrit “vetëm” në moshën 15-vjeçare. Sipas dokumenteve të ‘Page Six’ dhe një postimi që daton në 1981, pasi prindërit e tij u divorcuan, nëna e tij – të cilën ai dikur e përshkroi si “njeriu më i keq […]

Lexo më shumë

Italia i afrohet referendumit për dekriminalizimin e kanabisit

Italia i afrohet referendumit për dekriminalizimin e kanabisit

Publikuar më 17.09.2021
Një referendum që synon të dekriminalizojë rritjen dhe konsu...

Një referendum që synon të dekriminalizojë rritjen dhe konsumimin e kanabisit në Itali është nënshkruar nga më shumë se 420,000 njerëz në vetëm katër ditë. Me ritmin aktual, është vendosur të arrijë në 500,000 nënshkrime që duhet të konsiderohen të vlefshme shumë më herët se afati i 30 shtatorit. Referendumi kërkon të ndryshojë një ligj […]

Lexo më shumë

Eksperti i njohur për COVID-19: Do të duhen tre ose katër vjet pas pandemisë për t’u marrë me efektet

Eksperti i njohur për COVID-19: Do të duhen tre ose katër vjet pas pandemisë për t’u marrë me efektet

Publikuar më 16.09.2021
Eksperti i shëndetësisë, Sotiris Tsiodras u përqëndrua në sf...

Eksperti i shëndetësisë, Sotiris Tsiodras u përqëndrua në sfidat e pandemisë, duke theksuar se që nga momenti kur u konfirmua transmetimi i virusit, të dhënat ndryshojnë jo vetëm për sëmundjen, por edhe për shkencën. “Do të duhen tre ose katër vjet pas përfundimit të pandemisë për t’u marrë me efektet e sëmundjes, e cila është […]

Lexo më shumë