Intervista e fundit e Xhevdet Ferrit/ Nëse nuk do të isha bërë aktor…

Aktori Xhevdet Ferri, i cili ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ka folur në intervistat e fundit për projektet dhe planet e tij.

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Aktorët shqiptarë”, i ndjeri Xhevdet Ferri pyetet gjithashtu për ëndrrat e tij, për atë çfarë ai do të ishte bërë në qoftë se nuk do të kishte ndjekur rrugën e aktrimit.

Aktori tregon se në kohën e tij ishte nuk ishte e lehtë të ndiqje ëndrrën, pasi bursa e studimit përcaktohej nga instancat lokale.

Gazetari: Kush ka qenë ëndrra e Xhevdet Ferrit? Çfarë do kishte bërë Xhevdet Ferri në qoftë se nuk do ishte bërë aktor?

Xhevdet Ferri:  Në atë periudhë njeriut nuk i lejohej të ëndërronte, ishte problem të ëndërrohej, sepse e drejta e studimit, fakulteti disiplina në të cilën do të studioje nuk përcaktohej prej teje, përcaktohej nga komiteti i partisë, nga autoritetet lokale në atë kohë.

Dhe numri i studentëve që përfitonin të drejtën e studimit ishte shumë i vogël. Në qoftë se do të ishte sistemi i sotëm, apo në qoftë se do të kisha të drejtën e aplikimit në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kisha zgjedhur ndoshta arkitekturën dhe ndoshta juridikun. Do të ishin dy disiplina që kam pasur një afrimitet më të madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet