Interi del bllof ndaj Spal

Skuadra e Interit nuk njeh fitore. Zikaltërit barazuan në transfertën e Spalit e cila vlerësohej një kundërshtarë i kalueshëm të paktën në letër. Skuadra e Interit e nisi këtë ndeshje me vrull për të gjetur golin e zhbllokimit të rezultatit, por saktësia e lojtarëve zikaltër la shumë për të dëshiruar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. Me fillimin e pjesës së dytë, Interi kalon në avantazh pas nj autogoli të Vicari. Zikaltërit nuk gjetën dot golin e sigurisë dhe për pasojë  u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes pas një goli të Paloschi me kokë duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Handanoviç për të reaguar. Një barazim që e mban Interin në vendin e katër në kuotën e 44 pikëve.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet