“Instagram” vjen me një risi, si mund t’u bëni pyetje miqve tuaj

Pas “Insta Story”-it rrjeti social “Instagram” befason sërish përdoruesit duke ardhur me një ndryshim të ri. Bëhet fjalë për futjen e votimeve me afishe pyetjesh, çka do t’i lejojë ndjekësit tuaj në “Instagram” t’u parashtrojnë pyetje, e për t’ju përgjigjur në një postim të mëvonshëm.

Sipas “Instagram”-it kjo risi nxit biseda gjatë momenteve kur nuk keni imazhe apo video për të postuar. Kësisoj rrjeti social i nxit përdoruesit të postojnë në çdo moment diçka.

Tiparet e reja mund të aksesohen në pjesën e “sticker”-ave. Përdoruesit mjafton të prekin mbi opsionin dhe të shtypin një mesazh të shpejtë ku të vendosin postimit.

Kur miqtë e shohin atë, ata mund të prekin mbi afishe për të dërguar përgjigje. Përgjigjet do të shfaqen në listën e njerëzve që kanë parë historinë tuaj, e cila shfaqet në këndin e poshtëm të majtë të postës.

Ndërkaq, nga aty mund të prekni pyetjen dhe të krijoni postimin e ri. Menjëherë pyetja do të bëhet pjesë e “story”-it, dhe aty mund t’i përgjigjeni si ju pelën. Ju do të jeni në dijeni të personit që ka bërë pyetjen, por emri dhe fotoja e tij s’do të shfaqen në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet