Infermierja në Kinë ngre alarmin/ Autoritetet fshehin të vërtetën, 90 mijë persona janë infektuar nga virusi vdekjeprurës

Numri i personave të prekur nga Koronavirusi vdekjeprurës po vazhdon të rritet. Ma Xiaowei tha se aftësia e virusit për t’u përhapur po rritet dhe shtoi se administrata do të vazhdojë të frenojë lidhjet e transportit dhe të heqë mbledhjet e planifikuara publike.

Më shumë se 2,000 persona janë infektuar në të gjithë botën dhe 56 kanë vdekur në Kinë, duke bërë që Presidenti Xi Jinping të pranojë situatën e rëndë në të cilën ndodhet Kina.

Megjithatë, një zyrtar i lartë kinez, Gao Fu tha që koronavirusi nuk ishte aq i fuqishëm sa shpërthimi i SARS që tronditi Kinën në 2003, megjithëse sëmundja është ngjitëse.

Por tronditëse është videoja e një infermiereje që trajton të sëmurët në Whan, e cila pretendoi se qeveria po fsheh të vërtetën dhe se numri i personave të prekur është 90,000.

Në pamjet video që shihen në internet, gruaja pa emër thotë: “Unë jam në zonën ku filloi koronavirusi. Unë jam këtu për të thënë të vërtetën. Në këtë moment, provinca Hubei, përfshirë zonën e Wuhan, madje edhe Kinë, 90,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi.”

Pavarësisht se Kina u vlerësua fillimisht për transparencën e saj në administrimin e situatës, kritikët tani kanë pretenduar se zyrtarët po kontrollojnë internetin dhe videot që tregojnë situatën e vërtetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet