Infermierët, nis aplikimi për testimin e punësimit

Portali “Infermierët për Shqipërinë”, ndryshimet në konkursin i cili do të nisë në shtator. Kandidatët përzgjedhin njësinë vendore se ku duan të punojnë. Testimi do të bëhet në mënyrë të informatizuar pranë QSHA-së

Enida Vërça

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për ndryshme të reja në konkursin e portalit “Infermierët për Shqipërinë”, i cili do të hapet në fillim të muajit shtator. Nëpërmjet një njoftim, ministria bën me dije se ndryshimi themelor në këtë provim, ndryshe nga vitet e tjera do të jetë mundësia që i jepet kandidatit në përzgjedhje. Pra, konkurrentët, mund të përzgjedhin se ku duan të punojnë duke aplikuar deri ne tre njësi vendore, dhe jo më në qarqe. Një tjetër ndryshim është edhe testimi i cili do të bëhet në mënyrë të informatizuar të cilat do të bëhen te Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). “Konkursi do të ndahet në dy pjesë, ku fillimisht ngarkohen në portal dokumentet për të aplikuar, nota mesatare, eksperienca në pune, masteri dhe gjuhet e huaja dhe pjesa e dytë është testimi i njohurive, i cili këtë herë do të bëhet i informatizuar dhe do të zhvillohet brenda muajit shtator. 15 gushti është afati i fundit për të aplikuar”, sqaron ministria. Dokumentacioni do të vlerësohet me 30 pikë në total, për studentët e ekselencës është parashikuar të ketë edhe një bonus i cili është 10 pikë plus. Testimi është patjetër shumë i rëndësishëm dhe atij i janë lënë në dispozicion 70 pikë. Nëse merr më pak se 40 pikë atëherë nuk kualifikohesh për të kërkuar vendin e punës, duhet të marrësh patjetër mbi 40 pikë.

Regjistrimet

Si fillim, kandidatët e interesuar, duhet të regjistrohen në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe të ngarkojnë aty dokumentet e kërkuara. Një kopje e dokumenteve dërgohet pranë drejtorisë përgjegjëse apo spitaleve universitare me postë ose dorazi me protokoll. Mësohet se afati i aplikimit është jo më pak se dy javë kalendarike nga data e shpalljes së vendit vakant. “Dosja duhet të përmbajë: a) jetëshkrimin e kandidatit b) librezën e punës; c) diplomën universitare dhe listën e notave. Për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (e detyrueshme); d) diplomën  e specializimit dhe listës së notave (e detyrueshme nëse pozicioni i punës është për mjek specialist); e) lejen e ushtrimit të profesionit (e detyrueshme); f) dëshmi të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor); g) dëshmi të njohjes së gjuhës/ve të huaja;h) certifikatat e pjesëmarrjes në aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit;i) deklaratë për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme); j) raporti mjekoligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës)”.

Emërimet

Pak ditë më parë, nëpërmjet një udhëzim të botuara në Fletoren Zyrtare, janë bërë me dije të gjitha procedurat që do të lidhen me pranimet e reja të mjekëve në institucionet shëndetësore. Gjithçka do të ndodhë nëpërmjet platformës digjitale, “Infermier për Shqipërinë”. Nëpërmjet këtij udhëzimi sqarohet se vlerësimi dhe emërimi i mjekëve të rinj do të bëhet duke u ndalur në disa kritere. Në këtë mënyrë për emërimin e një mjeku në institucionet shëndetësore vlerësohet diploma e Gjuhës së Huaj. Po ashtu përvoja në shëndetësi, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për intervistën e zhvilluar me gojë. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 50 pikë, përkatësisht:a) deri në 45 pikë vlerësimi i dosjes; b) deri në 5 pikë vlerësimi i intervistës me gojë. Skema e vlerësimit të dosjes së kandidatëve. Sa i takon komisionit të vlerësimit, brenda një afati pesë-ditor, pas përfundimit të aplikimeve do të vlerësohet i gjithë dokumentacioni i paraqitur nga kandidatët dhe brenda dy ditëve do të shpallen emrat e atyre që do të plotësojnë kushtet dhe kriteret e pranimit. “Komisioni i Vlerësimit në të njëjtën ditë, që publikohet  lista me emrat e kandidatëve, i njofton ata nëpërmjet  adresës së e-mailit,të cilën e ka dhënë kandidati për  komunikim, për pikët që ka marrë nga vlerësimi i dosjes, si dhe për datën dhe vendin e intervistës”, thuhet në udhëzim. Më tej, sqarohet se komisioni do të njoftojë edhe ata kandidatë, të cilët nuk janë kualifikuar duke sqaruar edhe arsyet se përse ka ndodhur diçka e tillë.

Vendet e lira

Sa i takon vendeve të lira të punës, mësohet se ato të bëhen pas një raportimi që do të bëj OSHKSH. Më pas do të jetë Drejtoria Qendrore, e cila do të analizojë nevojën për pozicionin e punës (mjek) të mbetur vakant, nëse vlerësohet se për këtë pozicion nuk plotësohet ngarkesa e punës dhe është i panevojshëm për institucionin, deklarohet në Ministri si pozicion tepër. “Për pozicionet mjekë, të mbetura vakante, për të cilat do të hapen procedurat e konkurrimit, DROSHKSH-të përgatisin listën sipas institucioneve shëndetësore publike dhe i dërgojnë pranë DQOSHKSH-së, e cila përgatit shpalljen dhe i publikon në  portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Qendrat spitalore universitare identifikojnë vendet vakant për  mjekë sipas shërbimeve dhe përgatisin shpalljen. Qendrat spitalore universitare dërgojnë shpalljen e vendeve të lira pranë DQOSHKSH-së e cila ka përgjegjësinë për ti publikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Shpallja e vendeve vakant për mjekë familje/mjekë të përgjithshëm bëhet e grupuar mbi bazë të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Shpallja e vendeve vakant mjekë specialistë në spitale/poliklinika dhe qendra shëndetësore bëhet për pozicion sipas specialitetit përkatës”, sqaron udhëzimi.

Kriteret

Mjekët të cilët do të konkurrojnë për një vend pune në portalin “Mjekët për Shqipërinë”, do të vlerësohen në bazë të disa kritereve. Përvoja në punë si mjek (një pikë për çdo vit pune, deri në 15 vite eksperiencë pune) do të vlerësohet me 1 deri në 15 pikë. Nota mesatare e kandidatit do të vlerësohet nga 5 deri në 10 pikë në dosjen e konkurrimit. Nota mesatare e studimeve të specialitetit do të vlerësohet me 5 deri në 10 pikë. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj në nivelin B1 dhe B2,  si dhe gjuha e huaj e mbrojtur në IAL-të publike, është përllogaritur të vlerësohen deri në katër pikë.

Ankimimi dhe masat disiplinore ndaj mjekëve

Aplikanti në momentin që njihet me rezultatin i lind e drejta që ta ankimojë atë, brenda dy ditëve pasi është njohur me rezultatin. Edhe ankesa do të bëhet po nëpërmjet portalit “Mjekët për Shqipërinë”. “Vendimi i    arritur pas përfundimit të shqyrtimit  të ankimit i bëhet i njohur ankimuesit me shkrim ose sipas formës që do të dakordësohet, elektronike dhe me shkresë zyrtare në DQOSHKSH, si dhe në MSHMS, brenda datës 5 të çdo muaji për emërimet/refuzimet apo moskonfirmimet e kandidatëve”, thotë udhëzimi. Në momentin që vlerësohet se kandidati nuk i ka të sakta pretendimet e tij për të ankimuar rezultatin, ai do të njoftohet. Nëse në bazë të analizës së bërë, nëse rezulton se Komisioni i Vlerësimit ka bërë gabime, këta të fundit njoftojnë kandidatin, duke i dhënë më pas mundësin për tu emëruar aty ku ai ka aplikuar. Një tjetër pikë në të cilën është ndalur udhëzimi janë edhe lëvizjet paralele të mjekëve të përgjithshëm dhe mjekëve të familjes. Bazuar në udhëzim thuhet se mjekët të cilët punësohen nëpërmjet portalit u lind e drejta u lind e drejta për të kërkuar lëvizje paralele pasi të kenë  mbushur dy vite në të njëjtin vend pune. “Mjeku bën kërkesë për lëvizje paralele nga një qendër  shëndetësore në një tjetër qendër shëndetësore pranë  NJVKSH-së përkatëse. NJVKSH-ja merr masa për mbulimin e shërbimit në qendrën nga e cila kërkon të largohet mjeku dhe e dërgon kërkesën për miratimin e lëvizjes pranë DROSHKSH-së”, sqaron udhëzimi. Po ashtu këto lëvizje raportohen nga DROSHKSH-ja, brenda datës pesë të çdo muaji. Në udhëzimin për punësimin e mjekëve nëpërmjet portalit “Mjekët për Shqipërinë”, bëhen të ditura edhe masat që do të merren për ata të cilët vendosin të ndërpresin kontratën e punës pa asnjë shpjegim, apo ata të cilët thyejnë disiplinën dhe rregullat e vendosura.” Procedura disiplinore ndaj mjekut do të fillojë nga drejtori/titullari i institucionit ku është i punësuar. Shkeljet disiplinore, si rregull përcaktohen në kontratën  individuale  të  punës, si dhe në akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi 3. Procedura disiplinore duhet të  garantojë të drejtën e punonjësit për t’u njoftuar lidhur me fillimin e procedimit, të drejtën për t’u dëgjuar, për të  paraqitur prova, si dhe të drejtën për tu ankuar ndaj vendimit përfundimtar. 4. Mjeku mund të pezullohet nga  puna për shkaqe të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Gjatë kohës së pezullimit, punonjësit i ndërpriten marrëdhëniet financiare. 5. Largimi nga puna i mjekut bëhet nga drejtori/titullari i institucionit sipas akteve ligjore”, sqaron udhëzimi.

Portali “Infermierët për Shqipërinë” manipulon listën e fituesve

Punësimi nëpërmjet portalit “Infermierët për Shqipërinë”, ka pasur një sërë problematikash, të cilët aplikantët i anë referuar herë pas here për gazetën “Shekulli”. Ata janë shprehur me herët se pas dorëzimit të dosjeve, pikët e tyre ndryshojnë dhe shpallja e listës së fituesve nuk është e njëjtë me ato të dala një ditë më parë. Aplikantët e rretheve të ndryshme, po ashtu edhe të kryeqytetit, kanë denoncuar rastet e tyre në gazetën “Shekulli”. Ata janë shprehur të zhgënjyer se portali nuk funksionon në bazë të meritokracisë. Sipas tyre janë punësuar vetëm ata persona, të cilët kanë paguar lekë ose janë pjesë e forumeve të Partisë Socialiste. Aplikantët shkojnë edhe më tej me akuzat, teksa thonë që shumë prej fituesve nuk kanë qenë të pranishëm në provim dhe janë shpallur fitues.

Dëshmitë

Jurgena Lila ka aplikuar për infermiere mami në qarkun e Durrësit, ku thotë se portali është një fasadë e shpifur, ku mungon transparenca dhe meritokracia. “Kam aplikuar për qarkun e Durrësit, dhe më kanë ndryshuar listat. Aplikimi ishte deri në 31 dhjetor. Si fillim më kanë kalkuluar gabim mesataren, e cila është me presje dhjetore. Pas kësaj ankese, më njoftojnë se ka dalë lista përfundimtare, e cila përbëhej nga 22 aplikantë. Ndërkohë, ditën e provimit ishin afishuar emra të cilët nuk ishin në sistem. Nga 22 aplikantë, doli lista me 32 persona. Në ambientet e klasës iu nënshtruan provimit 22 persona, kurse në sistem dolën 29 fitues, po ashtu ishin emra të cilët nuk kanë qenë në dosje. Pas përgjigjes së ditës së parë, kur e shikoj sërish portalin, ditën e dytë ka ndryshuar renditja dhe janë shtuar emra të cilët nuk ishin një ditë më parë. Më saktë, ndryshimi ka ndodhur brenda një nate”, u shpreh Jurgena. Më tej ajo shton se këtë rast e ka denoncuar edhe te ministrja e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, por nuk i është përgjigjur. Po ashtu thotë se e ka ankimuar rastin e saj dhe deri më tani nuk ka marrë asnjë reagim. Amarelti Prenga ka konkurruar në qarkun e Lezhës për ‘Teknik Laboratori’, në listat e para është shpallur fitues, ndërkohë në listën e dytë rezulton humbës, duke u zëvendësuar me emra të personave të cilët nuk i janë nënshtruar provimit. Orjada Todhe tha për “Shekulli”-n, se ka aplikuar në qarkun e Tiranës dhe atë të Gjirokastrës. Ajo thotë se ditën e parë doli fituese me 50 pikë dhe më pas iu ndryshuan pikët. “Dhashë provimin të shtunën që lamë pas, në fillim dola me 50 pikë së bashku me dy vajza të tjera. Pas dy orësh e kishin përditësuar listën dhe kisha 45 pikë. Ndërkohë, disa persona me 20 pikë i kishin çuar 50. Janë duke u tallur me ne dhe po na bëjnë padrejtësi të mëdha”, tha ajo. Për Valbona Stanin, portali është një mashtrim dhe nuk ka aspak transparencë. “Është portali i mashtrimit të pushtetarëve, të gjithë servilët dhe ata që kontribuuan në xhepat e tyre u vlerësuan me pikë të larta mbi 50, ndërsa pjesa tjetër u vlerësuan me nga 40. Pjesa tjetër nën 40 pikë kanë rezultuar të paaftë. Nuk ka transparencë as nga mënyra e zhvillimit të provimit, as menaxhim, as korrigjimi i tezave. Me këto nivele tezash që u zhvillua ky portal si për infermierët dhe mamitë ishte me njohuri bazë pa nivel vështirësie për një student që ka bërë Bachelor dhe Master. E bukura e gjithë kësaj është se askush nuk i merr parasysh kërkesat dhe denoncimet tona”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet