Incidenti/ Sekretarja e Trump-it zbulon më shumë se ç’duhet (Video)

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, zbuloi aksidentalisht detajet e llogarive private të Presidentit, Donald Trump.

Kjo gjë ndodhi kur ajo deklaroi se një e katërta e pagës vjetore të kreut të Shtëpisë së Bardhë, që nënkupton shumën prej 100 mijë dollarëve, do të dhurohet për Departamentin e Shëndetësisë, shkruan The Guardian.

Megjithatë, sekretarja McEnany gjatë këtij njoftimi duket se zbuloi më shumë sesa duhej, duke treguar para kamerave çekun me të dhënat e plota bankare, përfshirë numrin e llogarisë private të presidentit.

Besohet se me të dhënat e publikuara mund të tërhiqen ose depozitohen të holla, të bëhen blerje përmes internetit ose të kryhet një sulm nga hakerët.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet