Incidenti në Egje, DASH thirrje Turqisë dhe Greqisë: Ulni tensionet

Incidenti në Egje ka “ndezur” skenën politike ballkanike, por edhe atë ndërkombëtare. Lajmi ka marrë dhenë dhe u përhap në shtypin grek, atë turk dhe më gjerë. Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH bën me dije se palët duhet të flasin në mënyrë diplomatike për çështjen e Egjeut.

“Turqia dhe Greqia duhet të ulin tensionet me njëra – tjetrën. Duhet që të dyja shtetet të reagojnë në mënyrë diplomatike dhe jo të ashpër dhe me gjuhë fyese”, ka thënë në njoftim DASH. Ndërkohë, ministria e Jashtme turke ka thënë në një deklaratë për mediat se ishulli Imia i përket shtetit të Turqisë. Gjithashtu, ashpër reagoi edhe ministria e Jashtme greke.

/D.Xh/

 

 

 

Të tjera

Abissnet