Imlpanti revolucionar, zbërthen mendimet duke i kthyer në fjalë

Disa njerëz e kanë të pamundur të komunikojnë me njëri-tjetrin për shkak të dëmtimeve në tru. Por shkencëtarët janë optimistë për të ardhmen, pasi është zbuluar një implant revolucionuar që zbërthen mendimet e njeriut duke i kthyer në fjalë.

Pacientë të caktuar e humbasin aftësinë për të artikuluar fjalë, dhe shumë prej tyre kanë përdorur deri më sot pajisje komunikimi, që përdorin lëvizjet e kokës apo syve për të shqipëruar fjalë të caktuara në mënyrë të gërmëzuar.

Por tanimë, studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, thanë se kishin rindërtuar me sukses fjalime sintetike, duke përdorur një implant për të analizuar sinjalet e trurit të vullnetarëve në eksperiment.

Ndërsa ata theksojnë se teknologjia është në fazat e hershme të saj, megjithatë ka potencial për të zbërthyer mendimet e pacientëve memecë në kohë reale. Ekipi që qëndron pas studimit të publikuar në revistën “Nature” veproi në tri faza:

Së pari, ata u kërkuan pjesëmarrësve në eksperiment të lexonin fjali ndërsa një implant në sipërfaqen e trurit monitoronte aktivitetin nervor ndërsa regjistrohej tingulli akustik i fjalëve.

Mandej ata i transformuan sinjalet, duke marrë parasysh lëvizjet fizike dhe artikulimin e fjalës, derisa i konvertuan në fjali sintetike.

Së fundmi, vullnetarë nga audienca identifikoi fjalët dhe fjalitë nga fjalimi i kompjuterizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet