Imazhe të pabesueshme! Tërmeti 6.8 ballë e gjeti nënën e re në sallën e lindjes (Video)

Më 24 janar, mbrëmjen e të premtes, tërmetit 6.8 në Elazig, e gjeti gruan në sallën e lindjes, ku veç dhimbjeve të procesit ajo përjetoi edhe tmerrin e lëkundjeve të fuqishme.

CNN turk ka bërë publike videon kur në sallën e lindjes ndjehen lëkundjet e fuqishme të tërmetit të frikshëm dhe nëna e re frikësohet për foshnjën e porsa ardhur në jetë. Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, punonjëse e kujdesit shëndetësor, të cilat kryejnë kontrollet shëndetësore të foshnjës së porsalindur dhe nënës.

“Ftohtësia” e punonjësve të kujdesit shëndetësor në ato momente reflektohet më së miri në këto imazhe, ku ato dëgjohet teksa i kërkojnë gruas të qetësohet dhe asnjëra prej tyre nuk e braktis sallën e lindjes por vijojnë punën me qetësinë maksimale.

Doktoresha Nilay, e cila asistoi lindjen e përshkroi kështu momentin e frikshëm:

Tërmeti ndodhi gjatë lindjes. Nuk mund të lija nënën dhe foshnjën dhe të shkoja diku. Nuk mund ta humbisja qetësinë dhe të përfshihesha nga paniku për sigurinë dhe shëndetin e nënës. Për fat të mirë, nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.


İnanılmaz görüntüler! Doğum

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet