Ilir Meta lajmëron konferencën për media, çfarë pritet sot në orën 17:00

Presidenti i Republikës Ilir Meta njofton se do të mbajë sot një konferencë për median. Kjo konferencë vjen në një ditë kur delegacioni i Venecias ka zhvilluar takime me Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”- bën me dije zyra për shtyp e Presidentit.

Sipas njoftimit, “Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”.

Presidenti ka shkelur Kushtetutën? Delegacioni i Venecias: Kemi një ide të qartë mbi këtë

Delegacioni i Venecias mbylli praditen e sotme takimin me Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Takimi zgjati për afro 1 orë.  Kreu i delegacionit Tuori në një prononcim të shkurtër për media tha se raporti përfundimtar do të dalë më 11 tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën”- ka thëne ai, duke shtuar se “të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 tetor”.

Kujtojmë që ekspertët janë thirrur për të vërtetuar ligjshmërinë e  vendimit të kreut të shtetit për zhdekretimin e 30 qershorit si datë e mbajtjes së zgjedhjeve. Pas takimeve të shumta të mbajtura sot dhe dje Komisioni i Venecias përmbyll kësisoj fazën e mbledhjes së fakteve.

Një ditë më parë delegacioni i Venecias pati një seri takimesh me eksponentë të lartë të politikës shqiptare.

Axhenda e takimeve nisi në orët e para të mëngjesit me deputetët e opozitës jashtë Kuvendit, Bylykbashin dhe Gjoshën, për të vijuar më pas me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, krerët e grupeve parlamentare të opozitës në kuvend, kryeparlametarin Gramoz Ruçi dhe vetë kreu e shtetit Ilir Metën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet