ILDPKI, 186 gjoba për zyrtarët që nuk deklaruan pasurinë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, dorëzoi në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë raportin mbi zbatimin e buxhetit gjatë vitit të kaluar, duke argumentuar të ardhurat dhe shpenzimet. Ajo që bie në sy është një rritje e numrit të gjobave në raport me 8-mujorin 2017 të cilat nga 154 kanë shkuar në 186 të tilla.

Por e veçanta e këtij tremujori është që kontrolli ka filluar edhe për bizneset që kanë detyrim caktimin e një sinjalizuesi dhe nuk e kanë bërë atë sipas kërkesave. Madje vetë ILDKPKI deklaron se gjobat në fjalë janë vendosur si pjesë e mosrespektimit të tre ligjeve, por nuk specifikon numrin që i përket çdo kategorie.

“Arkëtimi i gjobave të vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore gjatë zbatimit të ligjit nr. 9049 datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” i ndryshuar me ligjin nr 9367, datë 7.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar si dhe nga zbatimi i ligjit nr 60/2016 datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” nga njësitë përgjegjëse në autoritetet publike dhe subjekte private për vitin 2017 janë gjithsej 186 raste në vlerën 29.1 milionë lekë” thuhet në raportimin e ILDKPKI për zërin e parë të sigurimit të të ardhurave

Po kështu, Inspektorati vlerëson se ka vijuar puna për ekzekutimin e atyre gjobave që kanë marrë vendim të formës së prerë nga ana e Gjykatës.

“Ekzekutimi i detyrueshëm nga zyrat përmbarimore të rretheve për gjoba të vendosura për rastet e shkeljeve të detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për vitin 2017 janë ekzekutuar gjithsej 112 raste në vlerën 18.6 milionë lekë, nga të cilat 84 raste në vlerën 14.4 milionë lekë, kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI për 28 raste të tjera, të cilat përbëjnë vlerën 4.2 milionë lekë, është në proces likuidimi” thuhet në dokumentin e ILDKPKI

Në total të ardhuat nga dy zërat janë në 43.6 milionë lekë duke pësuar një rritje me 74 për qind në raport me vitin 2016.

Bilbilfryrësit

Në fillim të muajit korrik, ILDKPKI u dërgoi një shkresë gjithë bizneseve me më shumë se 100 punonjës, ku u kërkohej “të caktohej një njësi përgjegjëse e cila regjistron, heton, administrativisht, shqyrton sinjalizimet për rastet e korrupsionit pranë ILDKPKI sipas ligjit. Për sa më sipër, mbartni detyrimin për ngritjen e njësisë përgjegjëse dhe njoftimin me shkrim të Inspektorit të Përgjithshëm për krijimin e saj së bashku me gjeneralitetet, pozicionet e punës, si dhe kontaktet e punonjësve të caktuar brenda datës 15.07.2017. Shkelja e detyrimeve të përcaktuara në ligj ju ngarkon me përgjegjësi administrative dhe penale”, thuhej në shkresë

Disa biznese raportuan në atë kohë se po hasnin vështirësi në gjetjen e një personi të tillë, pasi punonjësit nuk pranonin të bënin “spiunin” brenda ndërmarrjes./Monitor/

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet