IKMT do të përdor 30 kg lëndë eksplozive për shpërthimin e ndërtesës

Një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës është vendosur të prishet me shpërthim nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. IKMT, për këtë operacion, do të përdor 30 kilogram lëndë eksplozive që do të vendosen në 1500 furnela të hapura në brendësi të objektit. Objekti paraqet rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga Enti Kombëtar i Banesave.

IKMT parashikon që shpërthimi të kryhet ditën e nesërme, rreth orës 12.30. Ndërkohë janë marrë masat në bashkëpunim edhe me forcat e rendit që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet