Idrizi plas “bombën”: Lojtarët bastexhinj i kam dërguar në prokurori, Memushaj vjen te ne

Sinan Idrizi, administratori i klubit të Flamurtarit, në një intervistë në prag të fundvitit ka rrëfyer shumë të pathëna të cilat pritet të godasin opinion sportiv. Idrizi për “TV6+1Vlora” është shprehur se ka dërguar në prokurori dy lojtarë nga ekipi i vjetshëm të cilët i akuzon për shitje ndeshjesh.

Më tej numri i ekipit vlonjat tregon për objektivat e merkatos si dhe shprehet me siguri se herët a vonë Ledian Memushaj do të luajë për ekipin e tij

Zoti Idrizi, si ishte ky vit që po mbyllet për Flamurtarin?

Rezultatet janë ato që janë. Pjesa e parë e këtij viti, për t’u harruar, e dyta për t’u shpresuar.

Lojtarët mendonin edhe largimin vjet nga Flamurtari, apo jo?

Vjet kemi pasur 20 pikë në fushë, këtë vit kemi më shumë. Nuk krahasohet ekipi i vjetshëm me këtë për shumë arsye. Unë i bëj llogaritë me pikët e fushës. Nuk flas për ato që luhen jashtë fushe. Me 6 pikët që na kanë hequr vjet ju do të shikoni se çfarë do të ndodhë. Do të ndiheni krenarë me pjesën civile të qytetit. Flamurtari i këtij viti është pa vlonjatë, por na jep ne emocione si vlonjatë.

Mjafton të thuash këtë dhe i ke thënë të gjitha. Nuk dua që të fyej njeri, por ka një problem të thjeshtë. Vlonjat nuk lindesh, por vlonjat është ai që respekton fanellën. Nëse ke lindur në Vlorë, mund të jesh një gëzhojë e vjetër dhe i pacipë, kur shet për 5 mijë apo 10 euro fanellën tënde.

Ti nuk mund të krenohesh se je vlonjat i pacipë i Vlorës. E dinë vetë ata të pacipë. Nuk është një, janë disa të pacipë. Disa prej tyre i kam çuar në prokurori. Flasim për vlonjatë të lindur në Vlorë, por nuk flasim për bastexhinj, me skedina në xhep, për lojtarë që, në përfundim të pjesës së parë kur Flamurtari rrihej, pyesin sa shkoi Juvja… Ky ekip ka dinjitet dhe lojtarë që nuk shesin fanellën.

Unë çova ekipin në prokurori për ndeshjen me Partizanin, që u luajt në Vlorë. Ishin lojtarë vlonjatë ata me skedina në xhep që i çova në Prokurori. Unë dua të kem lojtarë të mirë vlonjatë. Por, nëse këta vlonjatë nuk ndihen si vlonjat për fanellën, nuk kemi çfarë të kërkojmë më. Nuk kemi më lojtarë që shëtisin basteve të Vlorës.

Jeni i kënaqur me ekipin deri më tani?

Flamurtari, Idrizi: Larguam bastexhinjtë “Memushaj vjen te ne, i kemi bërë ofertë edhe Alijit” Presidenti: Sekretari i FSHF-së, i pacipë! Gjikën e çoj në gjyq. Me ekipin nuk jam vetëm unë i kënaqur, është i gjithë qyteti. Unë nuk kam pasion për të huajt. Dua të kem të mitë.

Por kur gjatësia e valës mbaron te shitja e fanellës, nuk ka më koment. Janë një sërë ndeshjesh të Flamurtarit që janë të dyshuara. Është një ndeshje që e vë në dyshim edhe ligjin e relativitetit. Një goditje dënimi, me një top me shpejtësi 3.5 km në orë dhe të shkojë gol, vetëm në portën e Vlorës ka ndodhur.

Por unë nuk u hyj më këtyre gjërave, pasi gëzhojat e vjetra nuk kanë më vend te Flamurtari sa të jem unë. Tre muskëtierët vlonjatë u qurravitën dyerve të Flamurtarit, ndërsa një shkodran nuk e bëri. Një nga këta vlonjatët unë e kam çuar në prokurori për shitblerje ndeshjesh. Është një dhe i dyti.

Shpesh keni pasur tensione dhe përplasje me FSHF. Pse?

Me shpirtin vlonjat të garës dhe mbi garën nuk luan askush. Është një zotëri, okupator i futbollit, që teston herë pas herë nervat tona. Unë di edhe iso, por këtij nuk i mbaj dot iso, do të jemi zëri i parë. Është e vështirë për t’u fituar lufta e nervave me vlonjatët.

Marsi do të jetë gjë tjetër. Në Shqipëri futbolli luhet në fusha. Të huajt e Flamurtarit janë të çuditur nga kjo gjë. Vjen një kamikaz këtu në Vlorë që për dy ditë teston nervat e qytetit. Ne nuk do të godasim njeri as me gurë. Nëse gjakos gjyqtarët dënohesh dy ndeshje, nëse ironizon kryetarin e FSHF-së dënohesh katër ndeshje.

Ironia nuk pranohet se pulat janë më të rëndë- sishme se jeta e lojtarëve. Unë kam parë një pafytyrësi të një sekretari të FSHF-së që tha se nuk i kemi dënuar për pulat, por për një banderolë për FSHF, të na e tregojë cila është.

Mos lidhet me derrin kjo gjë?

Derri është kopertina e një libri etalon në botë. Nëse keni “Big Brother” sot, është i njëjti autor që ka bërë “Fermën e Kafshëve”, pra është metamorfoza e një dallkauku, e një derri të egër që vjen në pushtet.

Por pse e vetëpersonifikuan me derrin?

Nuk e di. Janë dy fajtorë në këtë histori. Fajtori i parë është gazetari juaj, Ermal Sika, ndërsa i dyti është vëzhguesi i FSHF-së, që te kopertina derrin me kravatë e identifikoi si foton e Dukës. 10 minuta para ndeshjes kemi bërë një debat. Na thoshte: “hiqni foton e Dukës…!”.

Nuk është Duka more zotëri. Duka ynë nuk është si derr, është xhentellmen. Nuk e identifikuam ne Dukën si derr, por ishte Pregja që e bëri. Nuk e di pse Duka atij i duket si derr, në fakt e njeh më afër. Kjo është histori tjetër. Mua nuk më duket si derr.

Duke parë me syrin e një presidenti, çfarë ka ndryshuar te ky Flamurtar?

Kanë ndryshuar shumë gjëra, por e veçanta është që trajneri bën edhe menaxherin e ekipit. Na kritikuan në verë që trajneri nuk mund të bëjë edhe menaxherin, por ne po ndërtojmë modelin tonë. Flamurtari është aset dhe duhet të ketë një bord ekzekutiv, që di të menaxhojë dhe jo një bord që drejtohet nga një president mendjelli, që di çdo gjë, një nëpunës shteti, që komenton ndeshjet. T’ia lënë menaxhimin atij që e di ta bëjë. Flamurtari ka pasur trajnerë të mirë edhe në të kaluarën. Por Duro është më i disiplinuar realisht, jo teorikisht.

Si ka mundësi që lojtarët vlonjatë kanë marrë gjithmonë kartonë të kuq?

Në Vlorë ne jemi në lagjen tonë dhe bëjmë të fortin, në transfertë nuk merrnim kurrë të kuq (qesh). Si shpjegohet?! Unë kam shembull Telushin… Si shpjegohet që në Vlorë merrte gjithmonë të kuqe, në Kroaci nuk mori asnjë të verdhë?! Por me sa duket është emocioni vlonjat.

A keni borxhe më, pasi po shikojmë që futbollistë po ju çojnë në gjyqe?

Dje kemi pasur një gjyq të fundit me Idrizajn. Unë akuzoj atë dhe avokatin e tij për jokorrektësi. Te pagesat e bankës nuk ka çuar fletën e tre muajve. Kërkon, them apriori, 40 milionë lekë. Këta janë të pabindur për brutot dhe netot. Është i njëjti avokat. Pa lekë nuk kemi mbetur kur nuk jeni paguar, keni gjetur mënyra të tjera.

Unë u them shkoni në gjykatë. Shkojnë në gjykatë, por nuk kanë fletushkat me vete. Ne i kemi të skeduara në bankë. Nuk i mbakan mend që i kanë marrë. Kjo kalon çdo limit. Do të mbyll edhe këto dy dosje dhe do t’i drejtohem shtetit shqiptar. Rasti tjetër është që na kanë dënuar edhe për Kuqin.

Është e njëjta histori. Na ka dënuar një gjyqtare e zonja për këto gjëra. Të shikojmë rastin e tyre. Nesër (sot) e kemi me Idrizajn. Të shohim nëse i mban mend pagat.

Është edhe Halilaj?

Po. Ai ka fituar gjysmën e asaj që pretendonte. Klubi do të shlyejë çdo detyrim, por konform ligjeve. Dosjes për në gjyq, ju shtua edhe Kuqi. Ne do të bëjmë pagesën, por ata do të na kthejnë detyrimin e Tatimeve. Gjika thotë jam president i Flamurtarit, kur klubi është sh.a. dhe aksionar është Këshilli Bashkiak. Unë do të hap çështje penale. Në 330 mijë eurot e ardhura nga Kupa e Shqipërisë, ne patëm në arkë vetëm 80 mijë, të tjerat avulluan.

Në çfarë faze është privatizimi i klubit?

Problem në Shqipëri është mosndryshimi i statukos. Të gjitha janë klube pa asete. Është krijuar tani një grup nga Kryeministri, që po merret me privatizimin e sporteve. Janë tre opsione për privatizimin, kanë ndryshuar shumë gjëra. Duhet një shtysë politike e Ramës që sporti shqiptar të ndahet nga entet publike. Nuk duhet të varen nga Bashkitë, por nga ata që menaxhojnë.

Do të kemi një Flamurtar kampion?

Unë nuk di të ndërtoj ekip kampion, nuk jam i aftë… Dua të ndërtoj një klub kampion. Të gjithë janë të prirë te Kupa dhe kampionati. Ne do të kërkojmë të rinjtë tanë kur të kemi një klub kampion.

Afrimi i katërt, Fisnik Zuka, vjen nga Maqedonia. Është konfirmuar?

Po, patjetër. Është njohje e vjetër e Duros. Ishte një kërkesë e tij që klubi ia ka plotësuar. Ne kemi hyrë në kontakt edhe me Memushajn. Ka qenë më tepër se i disponueshëm për të luajtur me Flamurtarin. Ka disa klauzola. Është 50 me 50. Nëse nuk vjen në janar, Memushaj do të vijë në maj. Dje (pardje) kemi hyrë në kontakt edhe me Alijin, mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare. Ky nuk është vlonjat, por do të jetë kuqezi. Do të kërkojmë që të jemi konkurrues dhe realisht kuqezi.

Futbolli i lodhur po largon tifozët. Jeni i këtij mendimi?

Për vitin 2018, ne nuk do të lodhemi. Deri në mars do të durojmë, pastaj do të flasim. Thoni pse nuk vijnë në stadium njerëzit? Te stadiumi ynë ka vetëm një derë për të hyrë, dera e vogël e dhjetëshes që është te cepi. Ndeshja braktiset në minutën e 70-të, pasi duan të ikin të gjithë. Janë mbyllur dyert e C-së nuk ka më, është bërë pallat aty.

Faza përgatitore ku do të zhvillohet?

Do të shkojmë në Turqi. Kemi pasur një problem me fazën, nëse do të niste më 20 janar, nuk do të shkonim në Antalia. Çudia është kjo, që ekipi i parë që ka prenotuar këtë vit Antalian ka qenë Skënderbeu. Ne u habitëm se si ka mundësi që këta do të shkojnë aty kur kampionati fillon më 20. Por, pas dy ditësh, morëm vesh që kampionati u shty….

Do të ishit i kënaqur që, në fund të sezonit, Flamurtari të ishte i dyti?

Kënaqësitë nuk kanë fund. Por me rezultat në fushë duhet të na bëjnë krenarë. Nëse do të jemi në Kupat e Europës, është gjë shumë e mirë.

 

Të tjera

Abissnet