Identifikohet shqiptari që u përplas për vdekje dy ditë më parë në Itali (Emri)

Mediat italiane kanë shkruajtur për aksidentin e ndodhur dy ditë më parë, ku një shqiptar është përplasur për vdekje nga një automjet Mercedes.

Mësohet se viktima ishte shtetasi shqiptar, Halim Sulejmani, 63 vjeç.

Shqiptari humbi jetën më 15 janar 2020, pas një aksidenti fatal të ndodhur në rrugën “Emilia” në afërsi të Pesaresit.

Transmetohet se 63-vjeçari shqiptar po ecte në buzë të rrugës kur u përplas nga automjeti, i cili më parë e hodhi lart dhe më pas ai u përplas në asfalt.

Mediat italiane shkruajnë se shoferi e ka ndjerë zhurmën e tmerrshme. Si fillim ai ka menduar se do të ketë përplasur ndonjë kafshë, por më pas ka vënë re se viktima ishte një qenie njerëzore.

Pasi është shoqëruar në polici, ai ka thënë se nuk e ka për shqiptarin. “Nuk e kam parë, nuk e kam parë”, mësohet të ketë thënë drejtuesi i automjetit që i mori jetën 63-vjeçarit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet