×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Identifikohet personi që u gjet i vrarë në Peqin. Kush është 38-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Lushnjës dhe e shkuara e tij kriminale

Personi i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në Peqin është identifikuar si Alban Semaku 38 vjeç dhe sipas policisë, deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Emri i 38-vjeçarit nga Lushnja është i njohur për autoritetet e drejtësisë, pasi akuzohet për disa vepra penale.

Sipas policisë, në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Po ashtu në vitin 2015, ky person është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëve luftarake. 38-vjeçari është liruar nga burgu në maj të këtij viti.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Festa e Pavarësisë, Presidenti i SHBA-ve letër Metës: Shqipëria një vend mik i ngushtë, luftoni korrupsionin për një klimë të qetë dhe të paqtë!

Festa e Pavarësisë, Presidenti i SHBA-ve letër Metës: Shqipëria një vend mik i ngushtë, luftoni korrupsionin për një klimë të qetë dhe të paqtë!

Publikuar më 28.11.2021
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, k...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidentin shqiptar, Ilir Meta, me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në letrën drejtuar Metës, Biden shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Ai shton më tej se ato që ka […]

Lexo më shumë

Vetëm 6 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje brenda 24 orëve të fundit

Vetëm 6 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 28.11.2021
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kom...

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763. Në total […]

Lexo më shumë

I gjenden kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

I gjenden kokainë dhe mijëra euro në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Publikuar më 28.11.2021
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar. Blutë e kryeqy...

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë prangosur A. H., 29 vjeç. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe […]

Lexo më shumë

Përcillen për në banesën e fundit dy nxënësit që u vranë, qindra njerëz u japin lamtumirën

Përcillen për në banesën e fundit dy nxënësit që u vranë, qindra njerëz u japin lamtumirën

Publikuar më 28.11.2021
Janë përcjellë për në banesë të fundit në Gllogjan të Deçani...

Janë përcjellë për në banesë të fundit në Gllogjan të Deçanit dy nxënësit e shkollës së mesme të cilët u vranë të premten në autobusin që po i dërgonte në shtëpi. I vdekur mbeti edhe shoferi. Qindra qytetarë u qëndruan afër familjarëve të dy të rinjve në ceremoninë e përbashkët të varrimit. I pranishëm ishte […]

Lexo më shumë

Fotot nudo në internet kanë lënë një traumë mendore të pashlyeshme, thotë aktorja e njohur Jennifer Lawrence

Fotot nudo në internet kanë lënë një traumë mendore të pashlyeshme, thotë aktorja e njohur Jennifer Lawrence

Publikuar më 28.11.2021
Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dhënë një intervistë ...

Aktorja amerikane Jennifer Lawrence ka dhënë një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’ për numrin e dhjetorit. Deklaratat e saj janë bërë virale. Më e sinqertë se kurrë, pa hezituar të flasë për dobësitë e saj dhe çfarë e shqetëson, ylli i Hollivudit shpjegon pse vendosi të largohej nga aktrimi për dy vjet. Njëkohësisht ajo i […]

Lexo më shumë

Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit

Vrasja e trefishtë në Deçan, qeveria e Kosovës ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që mundësojnë arrestimin e autorit

Publikuar më 28.11.2021
Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ...

Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua me armë autobusi i nxënësve. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. “Lidhur me rastin e vrasjes […]

Lexo më shumë

Grabitën 2 milionë lekë në familjen në Tepelenë, reagon policia

Grabitën 2 milionë lekë në familjen në Tepelenë, reagon policia

Publikuar më 28.11.2021
Policia ka reaguar për grabitjen e ndodhur mbërmjen e djeshm...

Policia ka reaguar për grabitjen e ndodhur mbërmjen e djeshme në një familje në Tepelenë. Sipas njoftimit të uniformave blu, tre shtetas në orën 21:45 në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar duke i grabitur shumën e 2 milionë lekëve të vjetra. Tre grabitësit ishin prezantuar si Policia e Shtetit. Muho jetonte […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Itali, 3 shqiptarë përfundojnë në spital, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Itali, 3 shqiptarë përfundojnë në spital, dy në gjendje kritike për jetën

Publikuar më 28.11.2021
Një aksident i rëndë me 3 shqiptarë ka ndodhur pasditen e dj...

Një aksident i rëndë me 3 shqiptarë ka ndodhur pasditen e djeshme në Manduria të Italisë. Një fugon “Ford” është përplasur dhunshëm me një pemë, duke lënë të plagosur 3 shqiptarët që ndodheshin brenda mjetit. Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine. Të tre shqiptarët […]

Lexo më shumë