Identifikohet dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali (Emrat)

Është bërë i ditur identiteti i dy shqiptarëve që humbën jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik në Itali. Një djalë dhe një grua me origjinë shqiptare humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në Bolonja.

Mediat italiane raportojnë se viktimat janë shtetasit; Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gojcaj, 38 vjeçe.

U tha se makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët, u përfshirë në një përplasje të fortë në autostradën numër 14 në Imola dhe si pasojë e aksidentit fatal humbën jetën i riu dhe gruaja.

Ndërsa në automjetin e dytë që u përfshi në aksident udhëtonin tre persona, me origjinë italo-zvicerane dhe të gjithë pësuan lëndime të lehta.

Mediat shkruan se 38-vjeçarja, Suzana Gojcaj jetonte prej 15 vitesh në Galeata, në provincën Forlì-Cesena dhe se ajo la pas 3 vajza, ku me e madhja është 16 vjeç, e dyta në shkollë të mesme, ndërsa më e vogla në shkollën fillore.

I shoqi i 38-vjeçares kishte ardhur në Shqipëri dhe ndodhej këtu nën momentin e ndodhjes së aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet