Ideja fantastike e ambasadorit Donald Lu, ambasada amerikane vishet me kostume tradicionale shqiptare

Publikuar më 05. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Një spektakël dhe një mrekulli e vërtetë shqiptare ka qenë ajo që ka bërë ambasada amerikane. Ambasadori amerikan Donald Lu dhe personeli diplomatik pranë kësaj ambasade kanë gjetur një ide origjinale për të \uruar shqiptarët me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Lu dhe personeli janë veshur me kostumë tradicionalë shqiptarë. Ata kanë veshur kostume tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë. Këto kostume dëshmojnë jo vetëm zejtarinë dhe punimin artistik të mrekullueshëm të shqiptarëve, por edhe bukurinë dhe madhështinë e kostumeve tona popullore.

Njoftimi i ambasadës:

Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)